"2020", Papa bën thirrje për ndaljen e dhunës ndaj grave

1 Janar 2020, 13:06Bota TEMA

Në mesazhin e tij të parë për vitin 2020, Papa Françesku e ka dënuar dhunën ndaj grave, dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund shfrytëzimit të trupit të gruas.

“E gjithë dhuna që u është shkaktuar grave paraqet një përdhosje ndaj Zotit”, tha Papa, gjatë një meshe në Bazilikën e Shën Pjetrit, në qytetin e Vatikanit.

Papa bëri thirrje për t’i dhënë fund shfrytëzimit të trupit të grave.

“Sa shpesh flijohet trupi i një gruaje në reklama, përfitime financiare, pornografi, shfrytëzohet si një sipërfaqe që duhet të përdoret”, tha ai, duke shtuar se trupi i femrës “duhet të çlirohet nga logjika e konsumit, dhe se ai duhet të respektohet dhe të nderohet.

Papa Françesku i vlerësoi gratë si “dhuruese dhe ndërmjetëse të paqes” dhe i nxiti që ato të bëhen pjesë e vendimmarrjes, në mënyrë që ta bëjnë botën më të bashkuar dhe më paqësore.

“Një nënshtrim i gruas është një nënshtrim për tërë njerëzimin”, tha ai.

Papa gjithashtu mbrojti të drejtat e grave për të migruar, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre dhe dënoi ata që menduan vetëm për rritje ekonomike sesa për mirëqenien e të tjerëve.

2 komente në ““2020”, Papa bën thirrje për ndaljen e dhunës ndaj grave”

  1. Kalec Dega says:

    Papa pasi rrahu me shuplake kinezen pasi terhoqi krahun agresivisht gjate takimit me popullin, na ben moral.
    =
    =

    =
    I ra maska pas skandalit qe ju akoma se keni pare apo degjuar…
    =
    Ene Papa si Shkodran tana i ban…

  2. keto kisha... says:

    papa tu beje thirrje prifterinjeve se ngelen duke ja vene njeri tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje