Australia prej disa ditësh është përfshirë nga flakët, pasi temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë celcius.
Deri më tani, 18 persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa janë djegur më shumë se 1200 shtëpi.
Dhe e keqja nuk ka kaluar, pasi e shtuna parashikohet të jetë një ditë ferri, duke qenë se temperatura pritet të shkojë në 46 gradë.
Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që vendi ndodhet në prag të një krize humanitare, duke qenë se komunitetet e largëta kanë mbetur të shkëputura nga ndihma mjekësore, burimet e ujit janë të kompromentuar dhe furnizimet e ushqimit dhe karburantit janë të vështira.
Autoritetet kanë menduar që të hedhin me helikopter ushqime dhe ndihma mjekësore, pasi për javë të tëra pritet që rrugë të tëra të bllokohen.
Në natën e Vitit të Ri banorët dhe turistët u larguan në plazhin e Mallacoota, të gatshëm për t’u hedhur veten në ujë, për të mbrojtur veten nga flakët, ndërsa qielli u bë flak i kuq, duke krijuar një skenë apokaliptike.(TemA)