17 mijë dollarë gjobë për bllokimin e avionit: Monedha fatsjellëse “shkatërron” kinezin

3 Janar 2020, 21:45Lifestyle TEMA

Një 28 vjeçar u gjobit me 17 mijë dollarë pasi hodhi një monedhë fati në njërin prej motorave të avionit përpara nisjes.

Fluturimi u anulua nga kompania pasi gjeti monedhën afër motorit, duke kërkuar kështu dhe një inspektim më të hollësishëm.

28 vjeçari me origjinë kineze pranoi se ishte ai që e hodhi monedhën për fat të mirë pasi ishte hera e parë që fluturonte me avion.

Ai doli përpara gjykatës në korrik por çështja e tij u bë publike ditën e sotme (3 janar).

Nuk është hera e parë që persona supersticiozë hedhin monedha për fat të mbarë ndaj 28 vjeçari deklaroi se kompania e udhëtimit duhet që t’i paralajmërojë njerëzit për rregulla të tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje