“I rrezikohet jeta”, Rudina Hajdari reagon për deportimin e ‘gylenistit’: Të ndalen aktet politike në cënim të të drejtave të njeriut, institucionet të marrin masa

3 Janar 2020, 17:05Politika TEMA

Deputetja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka reaguar pas ekstradimit të shtetasit turk Harun Çelik mbështetës i lëvizjes ‘Gylen”.

Në një postim në facebook, Hajdari sqaron se ekstradimi i mësuesit turk pa një vendim gjyqësor rrezikon jetën e tij dhe shkel të drejtat e njeriut.

Ajo i bën thirrje institucioneve të ndërmarrin masa për zhvillim të rregullt të procesit ligjor.

“Me ekstradimin e shtetasit turk Harun Çelik, pa një vendim gjyqësor dhe drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën dhe trajtimin e tij, gjendemi përball shkeljeve të të drejtave të njeriut, ligjeve në fuqi të RSh, Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Këshillit të Europës për Ekstradimin.

Institucionet përkatëse të ndërmarrin masa për zhvillimin e procesit të rregullt ligjor për subjektin dhe të ndalohen aktet politike në cënim të të drejtave të njeriut”- shkruan Hajdari. (TemA)

8 komente në ““I rrezikohet jeta”, Rudina Hajdari reagon për deportimin e ‘gylenistit’: Të ndalen aktet politike në cënim të të drejtave të njeriut, institucionet të marrin masa”

  1. Artan says:

    Po pra po, por flisni kot. Nga një anë duam ndihmën e Turqisë për ndërtimin e 500 banesave, nga ana tjetër nuk duam të japim asgjë në këmbim . Para Rama, qentë lentet lehin , ti vazhdo me tenden se je kryeministri ynë e ty të mbështesim . Kujtdo që ndihmon për tërmetin duhet t’ja kthesh favorin , pavarsisht çmimit. Me ty jemi edhe mbi negociatat me palën greke për kufirin e detit, pavarsisht vendimit që do marrësh. Fundja na ndihmuan për tërmetin , kurse Berisha donte t’ja falte pa marrë asgjë në këmbim.

    1. Niku says:

      Pra per 500 shtepi ne shkelim te drejtat e njeriut. Te dha dhe Europa para per rindertim (deh do te jape akoma) por kushti qe te vendos eshte kunder korrupsionit dhe te respektohen te drejtat e njeriut. Turqia po vjen me kulacin por me vone vjen dhe me kerbacin. Te fala beji politikanit Elvis Naci qe eshte aktor per cmimin Oskar dhe leve e Turqise ne Shqiperi. Shqiperia do te behet Europiane.

  2. Roberto says:

    Rudina fillove dhe ti si PD e Bashes?? Ca te drejtash u shkelen ketu?? Mbaruan afatet ligjore dhe policia thote qe ai nuk ka kerkuar azil gje qe me sa di une edhe ta japin edhe jo. Pse te gjithe ata shqiptare qe kerkojne azil jashte vendit ju rrezikohet jeta?? Ti e di shume mire kete gje. Ndoshta pak njerez mund te kene te drejte kurse te tjeret mashtrojne per dokumenta dhe strehim. Nuk besoj te jesh kaq e trashe qe mos ta kuptosh pastaj ke miqte Amerikane qe te udhezojne drejt sec duhet te besh. E kuptoj shume mire situaten ne te cilen je prandaj e mirekuptoj edhe “shqetesimin” tend per shkeljen e te drejtave te Gylenisteve. Ju te hapni barkun me keto te drejta.

  3. Adem says:

    Gabim se eshte arrestuar nje shkeles ligji?
    Po amerikanet qe vrasin ne nje shtet tjeter nje gjeneral?
    Ku jane shkelur te drejtat e njeriut?

  4. butrinti says:

    A e di kjo zonje qe e moren prej veshi dhe e ben deputete se midis shteteve ka ca marrveshje qe duhen zbatuar me cdo kusht ? thuajani.

  5. abdurrahim says:

    Hajdare je totalish torollake nuk mer vesh nga kjo bot se cfare eshte politika veq zoti na ruajt se kush na ra per takem ta degjojme, Nuk e di a te leshillon njeri qe mos te shkruash ne fb e njekosisht te mos flasesh ne parlament, fatkeqesi kur te shikojme ty hajdare, mdoshta dhe fatmiren po e largon vetingu e keshtu po e mbyllni cikklin hajdari

  6. Edi says:

    NENE TEREZA E HAJDARIT

  7. PORDH TE FTOFT NUK BLE KUSH!! says:

    PIRDH PIRDH SE LIROHESH …d

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje