Kryeministri Edi Rama ka bërë vetë një aplikim online për të dëshmuar se si gjithçka mund të realizohet pa shkruar nëpër sportele por vetëm me një smartfone apo kompjuter në e-albania.
“Gati nisja e revolucionit digjital në shërbimet për qytetarët”, tha Rama ndërsa bëri me dije se janë 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele.
“Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetëtorë kur aplikojnë, po vetëm dokumenta që janë individualë. Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës. Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin
Ky proces transformues rrënjësor do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht rryshfetin
Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen vetëm online në https://e-albania.al”, shkruan Rama teksa poston videon. (TemA)
Bravo o shoku i tigrit….Saliu vetem Ipad di te perdore…..ja ke kalu me rekorde Sali Berishes qysh 7 vjet tash.
Lehtesim i rendesishem per qytetaret ne mbare vendin. Ne pak vende te huaja i gjen keto sherbime te automatizuara per shtetasit e tyre. Rruge te mbare dhe suksese!
Revolucion eshte nese te gjithe si popull marrim rroge te perbllojme jetesen si njerez jo si kafshe revolucion eshte te prodhosh dicka ne ketz vend te rrisesh vendet e punes ky eshte revolucion!