Gjenerali Qasem Soleimani, kreu i forcës elitare të Gardës Revolucionare të Iranit Quds u vra nga forcat amerikane në Irak.
Ishte Pentagoni që konfirmoi se ai u vra nën urdhrat e presidentit Trump.
“Nën urdhrat e presidentit, forcat ushtarale amerikane kanë ndërmarrë një operacion mbrojtjeje ndaj personelit të ShBA-së duke vrarë Qasem Soleimani, kreun forcës së Gardës Revolucionare të Iranit Quds”, njofton Departamenti amerikan i Mbrojtjes.
Gjeneral Soleimani po shkonte me makinë në aeroportin e Bagdadit, i shoqëruar nga trupa ushtarakë, kur ai u godit nga një sulm ajror amerikan.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei tha se “hakmarrja e rëndë pret kriminelët” që qëndron pas sulmit.
Ai gjithashtu njoftoi tre ditë zie.
Gjeneral Soleimani, 62 vjeç, ishte një figurë kryesore në regjimin iranian.
Por SHBA e ka quajtur komandant dhe terrorist të forcës Quds, dhe i mban ata përgjegjës për vdekjen e qindra ushtarëve amerikanë.
Ndërkohë, kujtojmë se vetëm pak muaj më parë në Shqipëri u parandalua një sulm terrorist iranian kundër opozitës së këtij vendei të strehuar në vendin tonë.
Sulmi do të kryhej nga disa persona të cilët ishin trajnuar dhe ishin pjesë e forcave iraniane Quds.
“Një celulë aktive terroriste e njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS iraniane është zbuluar së fundmi nga Institucionet Shqiptare të Sigurisë.
Celula terroriste është gjithashtu përgjegjëse, mes të tjerash, për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta”, u shpreh në një deklaratë në muajin tetor Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Ne ferr te tere kriminilet arabo-islamike keshtu do ta pesojne te tere felliqesirat islamike!!
ahahahhahahhahhahahahhah, do kryenin sulme ne shqiperi, lol!
LOL!
Hajde Trump hedhu 1 bomb edhe likes e mones se andej nga irani e kan origjinen hiqi qafe ca Kasema sunita shehita se me mire do ishte vatani.