U prangos para disa muajsh me pasaportë false, mësuesi turk pjesë e Gylenit drejt deportimit

1 Janar 2020, 20:03Kronika TEMA
U prangos para disa muajsh me pasaportë false, mësuesi turk pjesë

Shqipëria duket se ekstradoi për herë të parë një anëtar të lëvizjes Gulen në Turqinë e Erdoganit mbrëmjen e së Mërkurës më 1 janar 2019, duke ngritur shqetësime për dhunim të të drejtave themelore të njeriut.

Rrjetet sociale shpërthyen mbrëmjen e së mërkurës duke dhënë lajmin për dërgimin e Hasan Çelik drejt aeroportit të Rinasit ndërsa një orë më vonë, zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gentjan Mullai i konfirmoi BIRN se personi në fjalë “është dëbuar nga vendi”.

“Personi ka qenë në burg pasi është kapur nga policia kufitare e Rinasit me dokumente false. Në zbatim të ligjit “për të Huajt” do [të] dëbohet,” tha Mullai.

Zyra e Kryeministrit Edi Rama tha e pyetur nga BIRN se “dënimi është një çështje procedurash ligjore që nuk ka lidhje me kryeministrin”.

Shqipëria i bashkohet në këtë mënyrë një numri të vogël shtetesh që i binden kërkesës së presidentit të Turqisë Recep Taip Erdogan për të dërguar në Turqi për përndjekje penale çdo person të lidhur me lëvizjen globale Gulen, të cilën ai e akuzon si organizatore të grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016.

Në shkurt 2015, Kosova dëboi pesë shtetas të kërkuar nga Turqia duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe kritika të ashpra nga BE dhe SHBA për shkelje të procesit të rregullt ligjor dhe dhunim të të drejtave themelore të njeriut. Kryeministri Ramush Haradinaj në atë rast shkarkoi kreun e shërbimeve sekrete të vendit si dhe ministrin e Brendshëm duke pretenduar se nuk kishte pasur dijeni për dëbimin.

14 komente në “U prangos para disa muajsh me pasaportë false, mësuesi turk pjesë e Gylenit drejt deportimit”

  1. o tourk'alvanos eshte i pabese! says:

    harun trimi, te hengren ne bese birazeret e tu turkoshake……………..alhah uakber!

    1. loni says:

      mos u beni edhe ju minokaret fallce se edhe ju dorezuat ucalanin e kurdeve turqise,mos luaj rolin e trimit dhe te beses se pabesia nga ju eshte shpikur o minokar,prandaj perpara se te gjykosh te tjeret pyet vjehere veten se cbete me ucalanin kurd,ok trimo.

    2. ABC says:

      Emri Oçallan, a te thote gje? Apo e ke memorjen e shkurteter. Pederast bur(r)e qenke.

  2. Sinan says:

    500 banesat nuk qenkan falas dhe per ndihme te popullit shqiptar.

    Ndalojeni kte krim

  3. ?????? says:

    Turp me depurtu ket njeri qe do lirine .vari lesht erdogan putinit te vogel qe vdes me qen ne pushtet i poshteri

  4. Pabesi, turp per shtetin shqiptar says:

    Kategorikisht nuk duhet nderrmare ky veprim teper i ulet nga qeveria shqiptare, tradheti e ndyre

  5. BLEDARI says:

    Shqiperiame daten 1 mori drejtimin e OSBESndersa sot ne shkelje flagrante te te drejtave dhe lirive te konventes europiane,policia e shtetit me makinat e saj coi ne aeroportin e Rinasit dhe ne oren 20.30 me avinin e linjes turke te Stambollit e nisen per ti vene prangat Erdogani ne Stamboll.
    Ku mesues fizike ka punuar ne kolegje per shume vite ne Turqi dhe me lauften qe hapi Erdogani ndaj kundershtarit politik te tij Gylen e pushuan nga puna dhe me vone e futen ne listen e arrestimeve.Per ti shpetuar ketij terrori dhe persekutimi ai erdhi ne Shqiperi dhe nepermjet nje vize jo zyrtare u kap ne Rinas,ku do te nisej per sterhim politik ne Kanada.
    Per kete shteti shqiptar e denoi 6 muaj burg dhe ne momentin qe ai e perfundoi kete kohe,ne vend ta linte te lire sipas kerkeses qe kishte bere per sterhim politik te arrestuar me polici e hipen ne avionin e Stambollit per tia dhene dhurate Erdoganit.
    Ashtu si mesuesit e Kosoves qe i dorezoi Thaci, edhe ky do te denohet jo me apk se 17 vjet burg,ndersa familja ne mes te rrugeve.
    FATKEQESI KU PERFONDOI KY SHTETI JONE.Behet pjese dhe mbeshtetes i njerit nga me totalitareve te botres qe opoziten dhe kundershtaret e tij i shpall terrorist dhe i ka mbushur burgjet me ta.
    Hajde politike ahajde.Do ti japin detyrimet Erdoganit qe shkaterroi shtetin demokratik dhe ligjor te Turqise dhe e drejton Shqiperine si krahine te tij.
    Bledari

  6. qas says:

    …vazhdon cmenduaria e D’Rames!perderisa shqiptaret mbushin barkun nga azili qe u ofron veropa, D’Rama she shteti shqiptar nuk ka zemer te strehoj nje te perndjekur, te shkretin e dorzon te sulltani…Po ca shteti eshte ky??

  7. rea says:

    ..nje pushtet qe dorzon mesuesit! Mendon ky i cmenduri Rama per mekatet qe po mbjell! Do vij edhe dita e frutave nga pemet qe po mbjell!

  8. Andi says:

    Uroj qe Turqi Shqiperi te jene nje shtet sa me pare. Ashtu sic ishim deri para 100 viteve.

  9. vjosa says:

    E dorzuan mesuesin!?? Na e bene kete pushteti i Rames, na e bene kete ne shqiptarve qe skemi lene vend ne bote pa kerkuar azil. Na e bene kete ne shqiptarve qe ska lende vend i botes pa na hapur dyert per te na ngopur me buk barkun tone te uritur…vazhdo cmenduri, vazhdo pabesi…haxhiqamilqe…regjikm i peshtire e gjakatare!

  10. Baba Mondi hashureja says:

    I largoni te gjithe turqiy e vjeter dhe te rinj se welbon vendin si Elvis Naci.

  11. ABC says:

    Ky personi eshte duke shfrytezuar kauzen or taj. Sa Gyleniste te tjere jane deportuar nga Shqiperia deri me sot?

  12. Kuq e zi says:

    Ska asgje te keqe qe haruni shkon ne turqi
    E keqja eshte qe km i madherishem ska pergjegje… eshte me be,shba apo me turqine policia nuk ben ekstradime por vetem firma e ministrit eshte ajo qe autorizon ekstradimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje