Detajet nga plagosja e kryebashkiakut të Lushnjes dhe sekretares: Pas debatit autori e ndoqi, hodhi granatën sa hyri në zyrë

31 Dhjetor 2019, 10:13Kronika TEMA

Kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe dhe sekretarja e tij mbetën të plagosur pasi një person i identifikuar si ish-shofer i bashkisë hodhi mëngjesin e të martës një granatë në zyrën e kryetarit.

Ish-shoferi i tij, Gezim Saraci, e ka ndjekur nga pas dhe sapo kryebashkiaku ka hyre ne ambientet e zyres se tij, ai i ka hedhur brenda lenden plasese.

Nga shperthimi qe ka qene i forte ka mbetur i lenduar kryetari Tushe dhe sekretarja e tij, qe ka qene aty prane.

Autori eshte shpallur ne kerkim policor dhe ne zone jane ngrotur postblloqe per kapjen e tij.

Dyshohet se mes ish shoferit dhe kreut te bashkise, Tushe, ka pasur nje debat, por nuk ka ende detaje lidhur me konfliktin qe kane pasur mes tyre.

Reagimi i Policisë

Policia e Lushnjes ka dalë me një komunikatë për shtyp për ngjarjen e rëndë në zyrën e kryebashkiakut Fatos Tushes, ku mbeti i plagosur ky i fundit dhe sekretarja e tij.

Sipas policisë, dyshohet se autor i kësaj ngjarje është ish-shoferi i kryetarit të Bashkisë, shtetasi Gëzim Saraçi, i cili ka hedhur një granatë dorë në ambientet e zyrës së Tushes dhe është larguar prej aty me shpejtësi.

Policia e Lushnjes në bashkëpunim me DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit të ngjarjes:

“Lushnjë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.

Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale ne Policinë e Shtetit dhe DVP Fier,  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

(TemA)

7 komente në “Detajet nga plagosja e kryebashkiakut të Lushnjes dhe sekretares: Pas debatit autori e ndoqi, hodhi granatën sa hyri në zyrë”

  1. Socialisti i pergjegjshem says:

    Kjo pjesa ku “drejt vendngjarjes nisen vete kreret me te larte te policise se shtetit” eshte karagjozllek i papare.
    Eshte show tipik.
    Vleresimi i situates nuk ka patjeter lidhje prezencen fizike te kryepolicit apo ministrit apo kryeministrit ne vendngjarjet perkatese. A thua do e kape autorin Ardi apo Tonini…
    Pika mu ne teatrin qe bejne

  2. ben says:

    Rilindja
    Vjedhje ,grabitje sulme me arme, prostitucion, shitje votash e b..e, spektakel ne ertv.
    Ja dhe kronika e 2 javeve te fundit.
    Shqiptaret ne spanje vjedhes vilash
    Ne france tutori shqiptar ,vret prostituten
    Ne gjermani babi vret gruan ne sy te 7 femijeve
    Ne angli disa shqiptare te vrare nga lufta midis bandave
    Ne mal te zi shqiptaret vrasin 1 polic
    Ne greqi hajdutet shqiptare te bagetise plagosin 1 polic
    Ne itali si gjithmone po u kap ndonje organizate mafioze nuk mungojne shqiptaret
    Ne shqiperi zogu mbas By… shet edhe voten ,per te zgjedhur erion veline.
    Ja kjo eshte kronika e vetem 2 javeve te fundit.
    Gezuar 2020!

    1. Iliri says:

      O i degraduar nga trute,i shperlare..i rrjedhur… pse nqs nje shqiptare ne spanje ,vret,vjedh etj…..kryeministri e partia eshte pergjegjese???? O majmun i pa transformueshem! Po po grabite ,shkatrrove,..vra shqiptare ne shtepiat e tyre(Vore) ne Rruge 921 janari) Shiku … ‘aksidentet,’ .. Krimineli i shqiptareve me banden e tij eshte me emer..e pamje… Por ti je vec nje mi haleshe i tyre!

  3. Johani says:

    Detajet e debatit do ti msojme pas pak nga agjensia e lajmeve tanjug,nuk dihet se kush do te jeté spikeri por mes bardhit,salianjit,alibeajt,pallokes,tbirit te fariut apo ndonje babale nga hale e quajtur PD do te jeté dikush qe i “di” faktet!

  4. Santini says:

    Kaubojsat shqiptarë. Po t’ia prishësh qejfin, ta heqësh nga puna, nuk eshte se njohin derën e gjykates per te kerkuar drejtësi, por zgjedhin vetë se ç’duhet bërë.
    Mendësi mesjetare. Civilizimi zero.
    Shpresoj ta marrë dënimin ashtu siç e meriton ky akt i shëmtuar.

  5. Kaubojsat e Temes says:

    po komentim tim pse e keni bllokuar?

  6. tropoja 11jh says:

    katastrofe tmerr ne shqiperi nga bandat e edvin mafise viti qe vjen do te jete dhe me i zi se ky nese populli nuk reagon me kryengritje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje