Gati ligji i ri për Arbitrazhin, do të pengojë Becchettin? Zbardhet drafti

29 Dhjetor 2019, 19:17Kronika TEMA
Gati ligji i ri për Arbitrazhin, do të pengojë Becchettin?

Zbulohet projektligji i qeverisë për arbitrazhin. Një pikë e rëndësishme e këtij projektligji është njohja e vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar. Sipas këtij drafti, që arbitrazhi ndërkombëtar të njihet në vendin tonë, duhet të marrë “OK” nga Gjykata e Apelit ben te ditur “Report TV”. Kjo do të thotë se arbitrazhi ndaj biznesmenit italian Francesco Beccheti nuk mund te ekzekutohet pa e certifikuar Apeli Tiranë.

Kompanitë tregtare që operojnë në Shqipëri, të huaja apo vendase, në rast të një konflikti mes tyre apo me shtetin në lidhje me të drejta kontraktuale, respektim kontratash apo detyrimesh do të mund t’i zgjidhin konfliktet e tyre jo vetëm nëpërmjet gjykatës tradicionale, por edhe nëpërmjet një arbitrazhi.

Qeveria ka përgatitur një projektligji që në muajt e parë të vitit 2020 do të kalojë për shqyrtim në Kuvend dhe që Report Tv e ka siguruar. Sipas projektligjit është planifikuar ngritja e gjykatës së Arbitrazhit e cila sipas relacionit do të ulë kostot e biznesit dhe rrisë besimin tek sistemi gjyqësor për shkak të mos ndikimit të palëve.

Në rast se deri më tani këto ankime shqyrtoheshin nga dhoma civile Tiranë e cila funksionon me një gjyqtar apo me seksionin tregtar, në gjykatën e arbitrazhit do të jetë me tre arbitër. Dy prej arbitrave përcaktohen nga palët në konflikt dhe më pas këta dy arbitra zgjedhin dhe arbitrin e tretë.

Por në draft një pikë shumë e rëndësishme lidhet me  njohjen e vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar. Ligji parashikon në nenin 52 që këto vendime që të marrin nivel ndërkombëtar për të zbatuar në Shqipëri duhet të njihen më parë nga gjykata e Apelit Tiranë. Në pikën 1 të këtij projektligji thuhet: ‘‘Vendimi i arbitrazhit i dhënë nga një gjykatë arbitrazhi të një shteti të huaj ose nga një gjykatë e arbitrazhit ndërkombëtar me vendndodhje jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë vihet në ekzekutim në momentin kur njihet me vendim të Gjykatës së Apelit‘‘.

Aktualisht shteti shqiptar ndodhet në një proces arbitrazhi me biznesmenin italian Francesco Bechetti i cili nga gjykata e arbitrazhit në Uashington ka fituar ndaj Shqipërisë mbi 100 milion euro me pretendimin se pas një akuze për pastrim parash të ngritur nga Prokuroria e Tiranës, ai ka humbur padrejtësisht median Agon Channel si dhe i dëmtoi interesat e biznesit përfshirë dhe hidrocentralin e Kalivacit për të cilin vetë Becchetti ka fituar dy dëmshpërblime të tjera marramëndës nga Enel italian dhe Deutesche Bank për një shume prej 600 milionë euro.

Vendimi me arbitrazhin e fundit ndaj Shqipërisë në favor të Becchetit ende nuk është i formës së prerë dhe procesi në arbitrazh ku Shqipëria përfaqësohet nga avokatura e shtetit ende vazhdon. Por edhe nëse pagesa ndaj Becchetti do konfirmohet në të gjitha shkallët, me ligjin e ri mbi arbitrazhin, ekzekutimi mund t’i nënshtrohet një kontrolli tjetër nga gjykata e Apelit Tiranë. Ky kusht sipas projektligjit është bazuar në konventën e Nju York miratuar më 10 qershor 1958 dhe ratifikuar nga shteti shqiptarë më 9 nëntor të vitit 2000.

4 komente në “Gati ligji i ri për Arbitrazhin, do të pengojë Becchettin? Zbardhet drafti”

  1. Media po aq fajtore sa politika says:

    A jeni mire menderish ? E kuptoni qe po ja fusni kot, po kot fare.
    ME KETO QE SHKRUANI JU, I BIE QE ARBITRAZHI QENKA KOT. SEPSE DUHET TA THOTE FJALEN E FUNDIT GJYKATA E APELIT NE SHQIPERI !
    MIRE SHQIPETARET QE MUND TI BEJ CTE DOJE E SI TE DOJE LARTMADHNIA E TIJE, PO TANI DO TE URDHEROJE DHE SHTETET E TJERA.
    NGA LEKET E POPULLIT DO I PAGUASH VENDIMET QE MERRE ME ARROGANCEN TENDE.
    DHE DO I PAGUASH MOS U BEJ BUDALLA.
    KETO QE SHKRUAN MERO JANE BUDALLALLAQE.

  2. Isuf kapertoni says:

    Ore gazetare ordinera, ska fuqi prapavepruse ligji. Jeni o injorant o te shitur

  3. hgggt says:

    O injorante, kjo MUND te vleje per kontratat e reja, nuk ka fuqi prapavepruese. Kontrata me Bechettin eshte e skalitur ne granit dhe Rama Inc in rruan b*let atij. Nuk ndryshohet kontrata vite me vone dhe vetem nga njera pale

  4. Zigur Qarri says:

    Francesco Becchetti eshte kerrcenuar nga dhjaksi Erion Makiaveli dhe drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama.
    Mesazhet kerrcenuese jan perdorur si argument.Per çdo gjykate nderkombetare,kur kerrcenohet nje biznesmen nga nje politikan,
    fiton biznesmeni.Sikur jan shume,100 milion Euro te qelbeta jan.Leket e Shtetit jan,nuk i kan futur duart ne xhep fukarait.Nje
    qytetare vrau veten ne burg nga turpi,sepse nuk kishte te paguante 30 mije Leke vjetra per dritat,veper per te cilen u denua
    nga Qeveria e gangsterave te”rilindjes” qe vjedhin miliarda,por nuk i denon kush.Kaloi nje Vit,dhe Avdjol Dobi eshte zhdukur
    pa lene gjurme.O Shtet ku je?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje