I dënuar për dy vrasje, lirohet nga burgu Viktor Ymeri: Ish-anëtar i bandës së Gaxhait

29 Dhjetor 2019, 09:58Kronika TEMA

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu Viktor Ymerin, me dy dënime për dy vrasje. Vendimi i lirimit u dha nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani.

Prokuroria e Elbasanit do ta apelojë vendimin, pasi sipas saj gjykata e ka zbatuar ligjin gabim,duke llogaritur si ditë dënimi, ditëe punës së kryer prej Viktor Ymerit në burg.

Burime pranë Drejtorisë së burgjeve thonë për ABC News ,se Viktor Ymeri është liruar ditën e djeshme.

Ymeri ka qenë anëtar i bandës së Gazmend Brakës në Vlorë, njohur si Gaxhai. Braka është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa për Ymerin, i akuzuar për 2 vrasje të kryera në vitin 1999 në Durrës, vitin që shkoi dënimi iu ndryshua nga burgim i përjetshëm, në 25 vite burg.

Viktor Ymeri është daja i Edison Harizajt, 33-vjeçari i njohur si mik i Emiljano Shullazit, që u ekzekutua në një atentat në Durrës, 7 nëntorin e kaluar bashkë me një mikun e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje