Kryebashkiaku dhe sekretarja u plagos me granatë në zyrë, flet mjeku: Nxorrën metale nga trupi

31 Dhjetor 2019, 13:37Kronika TEMA

Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe ka dalë nga spitali i Traumës, ku u shoqërua për të marrë ndihmë më të specializuar, pas plagosjes me granatrë nga ish-shoferi i tij.

Ndërsa sektretarja e tij, Ermira Qalliu vazhdon ende të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Mjeku kirurg i Lushnjes, Sami Osmani ka dhënë detaje të tjera në lidhje me gjendjen e të plagosurve.

“Sekretarja Qalliu kishte plagë në nofull dhe pasi bëne ekzaminimin imagjerik, përpunimin e plagëve, nxorrën metalet nga trupi i reanimuan dhe për kosnultë më të specializuar janë dërguar në spitalin e Traumës, në Tiranë.

Nga trupi ajo që nxorrëm ishte metal. Një copë metali i noxrëm kryetarit dhe një copë sekterares. 

E kishte plagen në faqen e djathtë poshtë këndit të syrit dhe kryetari e kishte në toraks. 

Sekretarja kishte të dëmtuar edhe një gisht. Ata u reanimuan dhe ishin jashtë rrezikut për jetën kur u nisen në Tiranë”, tha mjeku.

2 komente në “Kryebashkiaku dhe sekretarja u plagos me granatë në zyrë, flet mjeku: Nxorrën metale nga trupi”

  1. SHKELZENI says:

    SHERIME SA ME TE SHPEJTE .ASGJE NUK E JUSTIFIKON KRIMIN SIDOMOS DITEN E NDERIMIT TE VITEVE .

  2. ciu says:

    Shume e quditeshme qe sekretaret duhen te jene te bukura pa perjashtim per eproret e te gjitha institucioneve

    Shume mire do e bente dhe nje burre kete punen e sekretares apo keshtu e parashikon ligji
    Nejse sherim sa me te shpejte po kjo me duket si kembane alarmi, se keto sekretaret
    mos perdoren per mos e dhente zoti per qirje ne orar pushimi, ky eshte mendimi im mbase i gabuar
    Sido uroj gezuar 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje