FOTO: Granata në zyrë, kjo është sekretarja e kryebashkiakut të Lushnjes, që u plagos nga shpërthimi

31 Dhjetor 2019, 11:12Kronika TEMA

Kjo qe shihni ne kete foto eshte Erisa Qalliu, sekretarja e kreut te Bashkise se Lushnjes, e cila mbeti e plagosur bashke me kryebashkiakun, kur ish-shoferi, u hodhi nje granate ne zyre.

Sekretarja Qalliu ka qene ne zyre ne momentin qe ish shoferi, Gezim Saraci kishte ndjekur nga pas kryebashkiakun Tushe dhe sapo ai ka hyre brenda, ka nxjerre granaten qe mbante me vete dhe e ka hedhur.

Shperthimi ka qene i forte, aq sa i ka lene te plagosur kryebashkiakun Tushe dhe sekretaren Qalliu.

Te dy jane derguar me urgjence fillimisht ne spitalin e Lushnjes e me pas, u derguan drejt Tiranes per mjekim te specializuar.

Thuhet se Qalliu ka marre lendime me te renda se Tushe, por te dy per fat raportohet te jene jashte rrezikut per jeten.

Policia konfirmoi se autor i ketij sulmi eshte shoferi i kryebashkiakut, shteteasi Gezim Saraçi, i cili i ka hedhur nje granate ne zyre.

1 komente në “FOTO: Granata në zyrë, kjo është sekretarja e kryebashkiakut të Lushnjes, që u plagos nga shpërthimi”

  1. Asd says:

    Kjo eshte ngjarje e pashembullt ne zyrat e shtetit. PD me te drejte kerkon doreheqjen e Rames, por une mendon qe ka deshtuar e gjithe politika. Aresyeja e granates eshte mpleksja e krimit me politiken. Kush ndjehet i tradhetuar hedh granaten. Te gjitha poltronat e politikes duhen zbrazur dhe duhen mbushur dhomat ne Rec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje