Shpikja/ Do gjuanin për rosa, adoleshentët zgjedhin Karavastanë: Ja arma që kanë krijuar

1 Janar 2020, 18:28Kronika TEMA
Shpikja/ Do gjuanin për rosa, adoleshentët zgjedhin Karavastanë:

Disa adoleshentë janë ndaluar në parkun e Karavastasë në Divjakë, pasi do të gjuanin fshehurazi rosa.

Ardian Koçi, drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura për Qarkun e Fierit shkruan së të rinjtë nga Divjaka kishin dalë për të gjuajtur rosa në zonën e Kularit, me një armë të krijuar vetë. Koçi shkruan se të rinjtë kishin salduar një armë prej metali dhe më poshtë shpjegon dhe mekanizmin e saj.

“Nuk mund ta mendoja kurre qe kjo te ishe nje arme!U kap sot ne mengjes disa adoleshenteve nga Divjaka ne zonen e Kularit.Mbase duke menduar qe festa do na ulte vigjilencen,sot ata tentuan te dilnin per rosa.

Mekanizmi i thjeshte.Fisheku futej ne folene e tytes dhe kjo e fundit ngjeshej me force brenda nje tubi tjeter qe ishte salduar ne pjesen e qytes.Ne fund ishte edhe gjilpera qe godiste kapsollen.E pabesueshme!Per ne muzeun e Parkut!”, shkruan Ardian Koçi,

Fotot e armës artizanale:

2 komente në “Shpikja/ Do gjuanin për rosa, adoleshentët zgjedhin Karavastanë: Ja arma që kanë krijuar”

  1. Lani says:

    Rrac e poshter kalbeni ne burg

  2. Celiku says:

    Gjenial,,merrini dhe punesojini ne Kombinatin e prodhimit te armeve ne Policane ose ne Gramsh,,,ho arrova nuk ka me gjera te tilla ne Shqiperi,,mekat , ne USA keta do ti merrte menjehere NASA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje