Lleshaj mesazh nga sheshi "Skënderbej": Ky vit u prit në mënyrën më dinjitoze, pa shumë zhurmë e me shumë gëzim

1 Janar 2020, 01:03Kronika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj doli në sheshin “Skënderbej” për të falenderuar të gjitha forcat e policisë që natën e ndërrimit të viteve e pritën në shërbim të sigurisë së qytetarëve. Urimi dhe falenderimi i tij shkoi edhe për ekipet mjekësore e të forcave zjarrfikëse.

Ai tha se fatmirësisht ky vit nuk shënoi incidente dhe se nuk pati ‘zhurmë’ duke ju referuar kontrolleve t ëshumta që policia ka zhvilluar këto ditë festash për të mos lejuar tregtimin e mjeteve pirroteknike, të ndaluara me ligj.

“Besojmë që ky vit është i pritur në mënyrën më dinjitoze të mundshme pa shumë zhurmë më shumë gëzim e lutmuri”, tha Lleshaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje