Një mësues turk, 42 vjeç, i cili pretendohet se është mbështetës i lëvizjes Gylen, megjithëse nuk rezulton në kërkim ndërkombëtar dhe vetë ai nuk ka pasur ndonjë pretendim sipas dokumenteve të firmosura, është deportuar pasditen e 1 janarit nga policia shqiptare drejt Turqisë.
Shtetasi turk, i identifikuar si Harun Çelik ishte kapur në muajin korrik në Rinas me dokumente false, teksa tentoi të kalonte tranzit me dokumente false drejt Italisë dhe në përfundim të dënimit, mësohet se autoritetet shqiptare e kanë deportuar drejt Turqisë.
Sipas të dhënave, 42-vjeçari Çelik është kapur rreth pesë muaj më parë, pasi gjatë kontrollit në Rinas, në pasaportën e tij është gjetur një vizë kanadeze, e cila dyshohej se ishte e falsifikuar.
Policia ka vendosur menjëherë arrestimin e tij, ndërsa prokuroria e ka dërguar në gjykatë për mbajtje të dokumenteve false. Sipas të dhënave nga gjykata, Çelik është dënuar me 5 muaj burg dhe pikërisht më 1 janar 2020 ka përfunduar dënimin, të cilin e vuante në burgun 302 në Tiranë.
Menjëherë pas kryerjes së dënimit, autoritetet e burgut kanë kryer veprimet për lirimin e tij, por Drejtoria e Emigracionit, e cila ka selinë e vet në Laprakë, ka marrë në dorëzim turkun, pasi rezultonte se ai kishte hyrë në Shqipëri ilegalisht dhe në bazë të ligjeve ndërkombëtare deportohet në vendin nga ka ardhur në Shqipëri. Burime të larta zyrtare pranë Ministrisë së Brendshme shpjeguan se pranë Drejtorisë së Emigracionit janë kryer të gjitha procedurat dhe turku 42-vjeçar nuk ka paraqitur asnjë pretendim dhe nuk ka kërkuar azil në Shqipëri. “Në këto kushte, me firmosjen e dokumentit nga ana e tij, autoritetet shqiptare e kanë deportuar menjëherë nëpërmjet Rinasit”, deklaroi burimi i lartë zyrtar.
Por, burime serioze nga njerëz te njohur si të Gylen në Shqipëri, thonë se mësuesi Harun Çelik është njeri i tyre, megjithëse nga verifikimet rezulton se ai nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar dhe i vetmi proces në vendin tonë për të ka qenë hyrja ilegalisht dhe me dokumente false në territorin shqiptar. Megjithatë, që në tetor të vitit 2018, Turqia ka sjellë një listë me gylenistët e kërkuar, por emri i tij nuk ka rezultuar në këtë listë. Në një letër të KE, dërguar Mehemet Kilic, i Fondacionit të gazetarëve dhe shkrimtarëve në Nju Jork, ngrihet pikërisht pretendimi i këtij fondacioni për një rast në Shqipëri dhe një në Bosnje. Michela Matuella shprehet se Komisioni ruan rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore.
“Kjo përfshin të drejtën e çdo individi për një gjykim të drejtë dhe për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare dhe për të marrë ndihmë juridike gjatë procedurave të azilit, në rast të frikës për sigurinë në vendin e origjinës. Ju lutemi vini re se, në rastin specifik të Shqipërisë, Komisioni tashmë vuri në dukje në raportin e saj për Shqipërinë 2019, që Turqia po rrit presionin ndaj Shqipërisë për të ofruar çmontimin e të ashtuquajturave strukturat e lëvizjes Gylen në vend.
Komisioni do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut nga Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina, përmes instrumenteve të ndryshme në kuadrin e Procesit të Stabilizim-Asociimit”, thuhet në letrën e Komisionit Europian. Por, nëse mësuesi 42-vjeçar është vërtetë mbështetës i lëvizjes Gylen, atëherë ai bëhet gylenisti i parë turk që deportohet nga Shqipëria drejt Turqisë. (Realstory.al)
…pushtet plangprishes! Ndihmon sulltanin te persekutoj mesuesit!!! Keshtu eshte kur udheheq cmenduria. Rama po feston me familje brenda shtepise se ngrohte duke u perjargur nga ushqimi e pija ne keto dite feste mbareboterore perderisa mesuesi e dorzoje per te burgu…Pabesi qe ska asgje te beje me shqiptaret!
shtet me te ndyre dhe te rrezikshem per te drejtat e njeriut, al banistani rahmanit
Burgun e beri per fallcifikim dekumentash.Terrorist nuk ishte.Nga shteti turk nuk kerkohej,ahere ju perse e dorzuat???? apo keni frike nga Erdogan dhe ja cuat si kokat e pashallareve.Gylenistet ju thane qe eshte i yni ,po ju cpatet????
POr nuk ke te deportosh dike , kur ai rezikohet te denohet per bindiet e tij politike
Kjo esht skandaloze dhe e turpeshme per nje vend Europian
Pothuajse nuk ka vend ne bote qe nuk na hapi dyert e qe nuk na mbushi barkun e uritur me buke. Perdorem lloj lloj dokumentash vetem ae te fitonim azili. Nga dhqileria ikem prej uriss, nga kosova ikem lrej terrorit serb lor edhe prej urise. Njejte edhe me shqiptaret ne maqedoni e mal te zi e serbi(preshev bujanov e medvegj e gjetju). Te gjitja venxet e botes ku shkuam na dhane strehim usbqim leme dhe pune. Po sot, cbejn ne kosove e shqiperi? Dorezojn madje mesuesit… po ne qe as hebrenjet nuk dirzuam te naziztet!! A kemi mbetur popull ende? Ku eshte besa, mikepritja….jo se politikanet shqiptar vetem plaqken e ruajn. Keto do te na mbesin njolla per gjithe jeten, njolla shqiptare!
Nqs personi ne fjale nuk ka kerkuar azil apo arsye te persekutimit nga Erdogani atehere i bie qe te kthehet mbrapsht. Ceshtja eshte kush duhet te verifikoje qe personi vertet nuk i ka kerkuar emigracionit tone mbrojtje. Kjo duhet qe te verifikohet dhe jo te behen komente boshe dhe paragjykime.
Sipas kesaj logjike, pra burgosjes se nje individi per mbajtje pa leje te dokumenteve false, sot minimalisht treçereku i shqiptareve , do duhej te mbaheshin ne burgjet e Europes e gjetke. Qe ne e kemi ngrene turpin me buke, kjo tashme dihet. Po qe ne po çfaqim edhe anen e pabesise dhe dizhumanizmit, atehere meritojme termete çdo dite, çdo ore. Kete qe bejne politiqenet ne keto kohe “moderne, kete kane bere ne shekuj Ramat, Lylet e mesjetes. Deri sa ketu ka shqipfoles sulxhuk, nuk ka si shpjegohet gjithe ky degjenerim moral .
rama talebani i evropes.po se qeroi usa kete pleren na mbiu ketu erdogani.
Simbas artikullit ky person nuk është në kërkim ndërkombëtar, por ka bindje politike të kundërta nga ata që qeverisin Turqinë. Se çfarë ndodhë atje me kundërshtarët dihet. Akoma dhe Enveri do ti kishte zili për këto bëma. Është e pa besushme kjo që lexojmë se ky zotëria (mesuesi) nuk ka kërkuar strehim politik. Kjo gjë është sikur të arratisej dikush në vitet e qeverisjes së Shqipërisë nga PPSH dhe të pranonte kthimin mbrapa pa kërkuar strehim politik. Gjëra absurde kjo quhet mosrespektim i të drejtave të njeriut Në Greqi kanë ardhur me qindra njerëz nga Turqia mbas incidentit që ndodhi për rrëzimin e Erdoganit, por Greqia nuk ka kthyer asnjë prej tyre, sado që i bën presione me karambolimin e skafit të mbrojtjes së kufirit nga gjuajtsi i flotës Turke në mënyrë të pabese me qëllim që të fundosej dhe të merte rob ekuipazhin, veprim që e realizoi në kufirin tokësor duke marrë rob dy ushtarak grek. Por Greqia qëndroi me kokën lartë sado që i mori djemtë e saj dhe nuk u ulë ti puthe dorën Erdoganit. Kështu veprojnë qeveritë që duan të jenë demokratike dhe jo të bëhen pengesë për të mirën e popullit, ndërsa për interesa personale shesin dhe brekët.
Si puna memorialit…bene nje koke Turku……gjoja…nderkohe gyleni drejton ne Tirane….shkolla,Spitälern,TV…i dine te gjithe….jane aksionere bile nga te dy palet….Shqiptari ka qene me fame ne perandorine Turke per para shiste
Nqs ky person ka pasur ,ose ka probleme me regjimin e shtetit turk, dhe ka te tjera bindje , nuk ka asgje te keqe.POR ne turqi, i rrezikohet jeta, dhe nqs i keni dhene fjalen, qe do e ,mbroni ne baze ,te ,te drejtave te njeriut. Dhe po ja dergoni mbrapa ati debilit te ,turqise motrat ,grate ,dhe robte e shtepise .se nuk e kemi tradite te, tradhetojme kur kemi, dhene fjalen. flas per shqiptaret qe su eshte,bere gjaku uje.
FATKEQESI. SHQIPERIA DREJTOHET DHE KOMANDOHET NGA ERDOGANI DHE VUCICI.SHQIPTARET STREHUAN DHE MBROJTEN NGA HITLERI CIFUTET,NDERSA RAMA JO VETM NUK I MBRON OPOZITARET E ERDOGANIT,POR JA FAL ATIJ PER VIT TE RI NE BURGJET E TMERRESHME TE STAMBOLLIT.
Bledari