Ish-drejtori i CIA-s për vrasjen e Soleimanit: do të ketë dhe amerikanë të vdekur

4 Janar 2020, 11:23Bota TEMA

Michael Morell, një ish-drejtor i përkohshëm i CIA-s, foli për CBS në lidhje me pasojat e mundshme të vdekjes së Qassem Soleimanit, gjeneralit më të fuqishëm iranian, i ngarkuar me punët e Irakut në ushtrinë ideologjike iraniane.

“Soleimani ishte një gjeni i keq që kishte shumë gjak amerikan në duar”, i tha Morell CBS.

“Bota është një vend më i mirë pa të, por problemi është se do të paguhet një çmim i rëndë. Së pari, do të ketë amerikanë të vdekur, civilë të vdekur amerikanë.

Mund të ndodhë në ditët e ardhshme në vendet ku Irani ka ndihmës. Me shumë mundësi në Irak por edhe në Liban, Bahrein dhe vende të tjera në Lindjen e Mesme”, tha ai.

Ai gjithashtu parashikoi një sulm terrorist që do të vriste ndonjë zyrtar amerikan dhe se kjo mund të ndodhte kudo, madje edhe në tokën amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje