Jetojmë në një kohë kur është e turpshme të turpërohesh!

4 Janar 2020, 17:08Blog TEMA

Nga Kim Mehmeti

Ne jetojmë në kohë kur ‘nuk ndodh’ ajo që shohim e dëgjojmë, por ajo që shpërfaqet në ‘spektaklet’ e rrejshme mediatike.

‘Spektakle’ në regji të partive në pushtet, e që kanë për qëllim ta mbulojnë hajdutërinë dhe banditizmin e politikanëve, ‘spektakle’ që janë shkatërrimtarë për popullin dhe vrastarë për ëndrrat rinore, që e fshehin të vërtetën se në ‘Shqipëritë’ tona, të gjithë u korruptuam, se kur bëhet fjalë për ‘mendimtarët’ dhe politikanët, shumëçka funksionon si nëpër shtëpitë publike, kështu që shumica e atyre që defilojnë nëpër ekranet televizive, e ku shiten si ajka e mendimit të pavarur dhe kritikë, nuk janë asgjë tjetër përpos ‘prostituta’ të paguara shtrenjtë nga makrotë e tyre – nga pushtetmbajtësit.

Ne jetojmë në kohë kur duhet gjithnjë e më shpesh rikujtuar batutën për babën i cili, kur i biri e pyet se ç’punë bëjnë dhe çka shesin politikanët shqiptarë, të cilët aq shpejtë dhe aq shumë pasurohen, ai i përgjigjet: ata bir shesin më të shtrenjtën dhe më të vlefshmen që kemi – atdheun dhe interesat e popullit. Dhe kësaj batute duhet t’ia shtojmë pjesën që i mungon: se nuk duhet pasur zili pasanikët e tillë, ngaqë ata, përjetë do i shoqërojë mallkimin më i rëndë – ai i popullit dhe i lotëve të varfanjakëve.

Jetojmë në kohë të vlerave të rrejshme, të heronjve e patriotëve të rrejshëm…, në kohë kur të gjithë nguten të shkruajnë biografitë e tyre të rrejshme! Por, mos u shqetësohuni: e rrejshmja ka afat përdorimi vetëm për aq kohë sa atë mund ta mbrojë gënjeshtari i pushtetshëm apo i pasur dhe i pafytyri.

E nesërmja është peshore që do e matë saktë të sotmen, ajo do e peshojë edhe paaftësinë tonë që t’i luftojmë standardet e sotme të rrejshme vlerësuese.

Pastaj ne jetojmë në kohë kur për çdo javë prodhojmë nga një hero, kur në çdo lagje kemi nga një ‘komitet’ për shpalljen dhe pritjen e trimave të ‘pavdekshëm’, si dhe grupin e gatshëm të ‘vajtojcave’ për t’i përcjellë patriotët dhe ‘veprimtarët’ e vdekur.

Por edhe si të tillë ne mbetëm, o vasal besnik të sunduesve të huaj, o shërbëtorë të neveritshëm të burrështetasve tanë injorantë.

Siç duket, ka ardhur koha kur duhet të dalim nga dehja heroike e çiftelisë me dy tela dhe nga llafazania që rrëfen shumëçka e nuk thotë asgjë, me çka do e shohim qartë se më të neveritshëm se burrështetasit tanë që na e vjedhin të sotmen dhe na e harxhojnë të ardhmen, janë mbrojtësit e tyre, ata të cilët, duke mos guxuar të merren me hajnat tanë, janë duke e mbrojtur shqiptarinë nga perandoritë e vdekura, ata me kokë të zhytur në grazhdin e pushtetit dhe që duan të dëshmojnë të pamundurën: se sot nuk është vlerë dituria, por pafytyrësia, se sot është e turpshme të turpërohesh.

7 komente në “Jetojmë në një kohë kur është e turpshme të turpërohesh!”

  1. Baliu says:

    More Kim djali, kish pas shkue Nastradinusi per do pune ne qytet. Kur kthehet nga qyteti i dalin fqinjet perpara dhe i thojne: E kemi nje lajm te keq per ty, te kan hy hajnat ne shtepi dhe ta kan plaqkite shtepine. Nastradinusi thot eu ku skam qelluar ketu kur kan hy hajnat. I thojne fqinjet le more, me mire qe ske qene ketu se ndoshta te kishin vra hajnat. Nastradinusi ua kthen jo more se kisha vjedhe edhe une diqka qaty.

  2. Bekim Peja says:

    Nëse edhe ky është shqiptar atëherë Edi Rama është kinez ?.

  3. Baliu says:

    Mbas luftes ne Kosove qarkullonte thenja: Ska me budall, budallt kan vdeke ne lufte.

  4. Drini says:

    Edi Rama mund te jete cdo gje,por brenda tij nuk ka asgje njerezore!
    Rama e perbuz popullin e tij!
    “Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,as ne mesjete- ka deklaruar Rama edhe me te demtuarit nga termeti.
    Ai keshtu i perbuz dhe i tall fukarenjte!
    Doemos “bark ngopuri nuk do t’ia dije per bark pa ngopurin”!

  5. Dymi says:

    Ne në Shqipëri kim i themi një lloj gatimi që behet me mish të grirë dhe me qepë. Ky lloj kimi i hidhet pilafit. Po ky Kimi maqedonas po ja hodhe pilafit ja prish shijen. Duket sikur është bërë me mish të grirë gomari të ngordhur. Ehhhhhh, more Kimmmmmmm.

  6. kujtimi says:

    Eh more drin, te marrte lumi. Ky kim a kin apo nuk e di si e ka emrin vetem shqiptar nuk eshte. Eshte thjeshte nje pleh, jashteqitje e ketij kombi.

  7. anticensurë25642654 says:

    DHE TI SPEKTAKËL I PAGUAR JE O KIM!!
    të paguan erdoqëni o kim!!
    dhe mo na çaj trapin me moral të qelbur erdoganist!!
    si e arsyeton këtë moral fondamentalist??
    “në ndihmë të 5 mln shqiptarëve që janë në turqi”??
    a thu se kanë nevojë ti ndihmosh ti shqiptarët e turqisë duke turqizuar dhe shqiptarët në trojet e tyre?!
    sa të mënçur jeni o analë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje