Yll Raçi nga Podujeva është vetëm 20 vjeç, por duket shumë më i madh e me i pjekur.
Ai ka zgjedhur një stil më të veçantë të veshjes dhe të jetesës.
Ndërsa moshatarët e tij shëtisin kafeneve, ai merret me çështje që i përkasin burrave të moshuar.
“Po bëj katër vite që shkoj në xhami. Në shtëpitë që nuk ka një flamur, një çifteli, një vegël shqiptare, atje nuk bëj asgjë (nuk ndihmon)”, tha i riu.
Pasi ka përfunduar shkollën, Yll Raçi ka nisur punen per pajtimin e gjaqeve dhe bashkimin e çifteve të reja. Ekipin e gazetës Insajderi priti ne oden e tij, aty ku rrëfeu mënyrën e veçantë te jetesës.
“Ka pasur raste që kam pajtuar pleqni, pajtime gjaqesh. Ka shumë që më besojnë dhe më duan. Dal prej burrave që janë edhe më të mëdhenj se unë, në oda, në pajtime gjaqe”, tha ai.
Veshjen e gjen neper zona ku e ruajnë traditën dhe ndonjëherë e qep. Ai rrëfen se me të njëjtën veshje ka shkuar edhe në shkollë. Ylli shpesh përballet edhe me paragjykime.
“Kush flet, mua s’ma ndjen, se i ka për vete. Por të paktën mos të qeshi”, theksoi Ylli. Ja çfarë këshille jep Ylli për të tjerët. “Duhet të kemi dashni mes vetes dhe të kemi besë. Tash më e liga është se nuk ka më besë”, tha Yll Raçi.
sulltan murati ne variantin ”naci”…………….gezuar ramazonin!
doli naci dyte, shikoni me cfare merret rinia arnaute…
Keta duan Trampin.se jane me shpirt dhe me gjak aziatik.per fat te keq kombi gjoja Shqiptar nuk ka taban fene si gjithe bota ne dna e tij se del huq dhe ka gjuhen si gjaklidhje te kombit.gjuha nuk shpreh asnje gje patriotike se ky hibridi ketu nuk kuptohet nga nje jugor.cfare I ndaloi shqiptaret te kishin kishat e tyre nder shekuj ???asgje .po meqe 70%jane islam dihet se nga erdhen dhe si ndihen.