Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i doli në mbrojtje të dielën sulmin ajror amerikan që vrau komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani. Ai tha se shërbimet e zbulimit e kishin bërë të qartë se mosveprimi do të kishte paraqitur një rrezik më të madh.
“Vlerësimet e shërbimeve amerikane të zbulimit e bënë të qartë se mungesa e një veprimi, që do të lejojnte Soleimanin të vazhdonte të komplotonte, të vazhdonte me planet apo fushatat e tij terroriste, do të krijonte më shumë rrezik sesa të ndërmarja e një veprimi si ai që morëm javën e kaluar“, tha zoti Pompeo në një intervistë për rrjetin televiziv ABC.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer kërcënime pas vdekjes së gjeneralit kryesor iranian, i vrarë të premten nga një sulm ajror amerikan në kryeqytetin e Irakut.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka premtuar një hakmarrje të ashpër për vrasjen e Qassem Soleimanit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se do të sulmohen objektiva të shumta në disa vendndodhje në Iran, nëse Irani do të hakmerret për vdekjen e Soleimanit.
Presidenti Trump shkruajti të shtunën në Twitter se Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar 52 objekte në Iran, të cilat do të goditeshin “shumë shpejt dhe shumë ashpër”, në rast se Irani do të sulmojë personelin apo interesat amerikane. Numri 52 përfaqëson 52 amerikanët e marrë peng në Iran shumë vite më parë. (voa)
Sherbimet amerikane te zbulimit edhe per irakun keshtu thane:-paraqet rrezik sepse prodhon arme te demtimit ne mase.ka ngritur uzina te levizeshme ne shkretetire.dhe per te shpetuar boten u futen ushtarakisht.gjeten koqet e bushit se sadami iku.gjeten vetem naften.
Kjo s ka te beje fare me krimet e ketij tipit Mendoj se Trampi e beri kete goditje per te luajtur me cmimin e naftes Me shume gjasa deri ne gjysmen e ketij viti cmimi i naftes do shkoje tek 85 $ per fuci. Dhe me shume gjasa do arije 100 nga fundi i vitit(ne varesi te reagimit te Iranit)Trampi cdo levizje qe ben e ben me qellimin per te maksimizuar fitimet ne tregjet financiare. Ne kete sens mezi pret qe Irani te godase sa me forte te mundet ….Te presim…..
Hajde mer vesh te vertetat ! Propaganda dhe diziformimi, jan arma e madhe qe ve ne levizje qellimin ! Esht e vertet ,kjo u be edhe me Sadam Hyseinin ,qe po “prodhonte” bomben atomike e u futen trupat e pushtimit nen druatrokitjet e opinionit , qe “shpetoi” nga katastrofa atomike dhe gjithcka doli fiasko e Iraku u shnderua ne nje rrenoj qe ska per ta mar kurr veten ! Ku shkoi ky mashtrim i madh ? Pse u “harua” ? Lindja e Mesme , u shndrua ne nje pellg lufte qe popujt e saj spo din ku te fusin koken dhe mesyjn drejt Evropes , qe spo gjen rehat…Pse vall rastesi jan kto ??Kujt i sherben kjo gjendje? Zemerimi i tyre per cfar po heqin neve na zemeron dhe i biem shkurt , duke i akuzuar si vrases ,terorist e sa urrejtje ndaj ksaj turme te pafuqishme qe spo gjen qetesi ne atdheun e vet ! E te mendosh , sa e pasur esht nentoka e tyre qe esht burimi i ksaj fatkeqesie