FOTOT: Gjithë bota i kishte sytë tek ato mbrëmjen e djeshme

6 Janar 2020, 10:43Lifestyle TEMA
FOTOT: Gjithë bota i kishte sytë tek ato mbrëmjen e djeshme

Në Los Angeles është mbajtur një nga eventet më të rëndësishme në botë, ajo për ndarjen e çmimeve “Golden Globes”.

“1917” u përzgjodh si si prodhimi më i mirë.

Filmi i Sam Mendes mbi Luftën e Parë Botërore mundi konkurrencën e “Irishman”, “Joker” dhe “Marriage Story” për të fituar çmimin si filmi më i mirë.

Renée Zellëeger fitoi rolin e aktores më të mirë për filmin “Judy” dhe Joaquin Phoenix u shpall aktori më i mirë për rolin protagonist në filmin “Joker”.

Fjalimi i tij në podium ndoshta nuk i pëlqeu të gjithëve, por me siguri do të mbahet mend gjatë pasi u ndal tek ndryshimet klimatike dhe u kërkoi personave të njohur në sallë të përdorin sa më pak anijet e tyre private.

Russell Croëe u nderua gjithashtu me çmim. Aktori nuk mund të ishte i pranishëm pasi gjendet në Australinë e përfshirë nga zjarret.

Olivia Colman u shpall aktorja më e mirë dramatike për rolin në filmin “The Croën” dhe Laura Dern u nderua me çmimin e aktores më të mirë në rol joprotagonist.

Nuk mbeti pa çmim edhe fillmi i Quentin Tarantinos, “Once Upon a Time in Hollyëood”, që fitoi regjinë më të mirë dhe skenarin më të mirë.

Ndërkohë, gjithë sytë ishin me yjet e Hollivudit, dhe për këtë arsye, në galerinë e mëposhtme po ju sjellim disa prej më të njohurve, që ranë në sy edhe falë veshjeve të përzgjedhura për këtë rast.(TemA)

1 komente në “FOTOT: Gjithë bota i kishte sytë tek ato mbrëmjen e djeshme”

  1. mire says:

    Nuk besoj gjithe bota vetem pederastet i kishin syte atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje