53-vjeçari Zoran Milanović është zgjedhur President i Kroacisë. Në balotazhin e mbajtur këtë diel ai arriti të marrë 54.01% të votave ndërsa rivalja e rij, presidentja aktuale Kolinda Grabar Kitarovic u ndal në 45.99% të votave. Ish-kryeministri socialdemokrat pritet të marrë detyrën në 19 shkurt 2020.
Por kush është Zoran Milanović?
Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë në Zagreb, ai filloi punojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme kroate. Ai shërbeu si këshilltar në Misionin Kroat në Bashkimin Evropian dhe NATO në Bruksel nga 1996 në 1999. Po atë vit ai u bashkua me Partinë Socialdemokrate.
Në qershor 2007 ai u zgjodh President i SDP, pas vdekjes së liderit dhe ish-kryeministrit Ivica Račan. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, partia e tij doli e dyta dhe nuk ishin në gjendje të formojë një shumicë qeverisëse. Me gjithë humbjen e zgjedhjeve, ai u rizgjodh drejtues i partisë në 2008.
Në 2011, Milanović inicioi formimin e koalicionit “Kukuriku”, duke bashkuar 4 parti politike të qendrës së majtë. Koalicioni fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet parlamentare të 2011, me vetë SDP-në duke u bërë partia më e fortë në Parlament. Milanović u bë kryeministër më 23 dhjetor 2011, pasi Parlamenti miratoi kabinetin e tij.
Gjatë qeverisjes së tij u shënua përfundimi i procesit të ratifikimit të hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe mbajtja e një referendumi për anëtarësimin në BE. Kabineti i tij prezantoi ndryshime në kodin e taksave, miratoi një ligj fiskalizimi dhe filloi disa projekte të mëdha infrastrukturore. Milanović mbështeti zgjerimin e të drejtave të çifteve të të njëjtit seks dhe prezantoi Aktin e Partneritetit Jeta.
Por në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shtator 2016 ai pësoi një humbje befasuese ndaj Milanović njoftoi tërheqjen e tij nga politika. Më pas hyri në biznesin e këshillimit dhe punoi si këshilltar i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Vetë Rama i pyetur për këtë çështje nuk e ka mohuar.
“Kroacia është e jashtëzakonshme, është një shembull fantastik i mënyrës se si ta ndjekim këtë ambicie. Zoran është një mik i madh. I kam kërkuar këshillim dhe do t’i kërkoj sa herë ta takoj. Më duhet t’i them se ai është kaq i mirë me mua se asnjëherë nuk është vonë kur jep këshillat e tij” – tha Rama i pyetur nga gazetarët kroatë.
Më 17 qershor të vitit të kaluar, Milanović njoftoi se do të kandidojë për detyrën e presidentit të Kroacisë. Me fitoren e këtyre zgjedhjeve ai bëhet presidenti i 5-të i Kroacisë si dhe kandidati i parë presidencial në historinë kroate që mori më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve sesa një president në detyrë. Ai bëhet personi i dytë në Kroaci që mund një president në detyrë që rikandidon.
undefined
E majta ne Ballkan ,ne se realizon nje program zhvillimi,bashkeperfshirje,shtet social,taksa progresive ,arsim,shendetesi dhe strehim per te gjithe,do te jete kurdohere fituese.Por kusht eshte lufta kunder krimit dhe korrupsionit,rritja e rolit te shtetit ne ekonomi dhe lufte kunder varferise.Nuk jam i sigurte se Rama eshte dakord me keto ide.Ka ardhur koha qe PS te nxjerre brezin e trete te pas 90 s per te drejtuar te majten shqiptare kete dhjetevjecar.Cdo politikan ka kohen e vet minimale dhe maksimale ne politike,Duket qe Rama kohen e tij po e mbyll,jo per shkak te ideve qe nuk kapercejne caqet e liberalit,por me shume per shkak te mangesive ne forcen organizzative,ne paftesine per te njohur e zgjedhur bashkepuntore te afte,me personalitet dhe ide te reja.
Nderkohe Gabon kush mendon se Rama eshte i pazevendesueshem.Populli i majte ne Shqiperi ka plot njerez te afte ,te rinj dhe jo te rinj,te njohur por edhe pak te njohur te cilet mund te drejtojne PS ,Ndoshta edhe me me shume sukses se liberalet Nano dhe Rama.
Ballkanologut te mesiperm i duhet thene qe presidenti fitues ne Kroaci. Milan Zoranovic, e keshilloi Edi Ramen te punoje si kryeminister e jo si te dorezoje pushtetin.