43-vjeçari nga Tepelena tregon në TV se e rreh i ati, gruaja e merr në telefon: Të mbuloftë, hajde se e ke babanë sëmurë

7 Janar 2020, 19:27Sociale TEMA

Një 43-vjeçar nga Tepelena ka denoncuar mesditën e sotme në programin “Historia ime” dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar vazhdimisht nga babai i tij.

Ilir Dehari ka treguar në studio se babai e ka përçmuar dhe nuk është sjellë si prind për të. Vuajtjet nisin që nga fëmijëria dhe e kanë shoqëruar përgjatë viteve, ku grindjet me babain kanë çuar edhe në konfrontim fizik.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike, nusja e Ilirit shprehet vetëm se ai duhet të kthehet në shtëpi se e ka babain sëmurë.

Mirela Milori: Alketa përshëndetje!

Alketa Dehari: Thuaji Ilirit hajde se e ke babin sëmurë, kaq.

Mirela Milori: Dakord Alketa!

Alketa Dehari: Në rregull? Iliri nuk më ka thënë gjë që jam në Tiranë.

Mirela Milori: Është nusja Alketa?

Ilir Dehari: Po!

Mirela Milori: Ilir foli një fjalë babait se tha që është sëmurë.

Ilir Dehari: Unë tani i them babit të mos e keqkuptoj këtë ardhjen time këtu në emisionin tuaj.

Unë përkundrazi shpreha historinë time përgjatë kohës dhe në vazhdim.

Unë e dua shumë familjen time, e respektoj dhe uroj mos të ketë keqkuptime.

9 komente në “43-vjeçari nga Tepelena tregon në TV se e rreh i ati, gruaja e merr në telefon: Të mbuloftë, hajde se e ke babanë sëmurë”

  1. ketu jemi says:

    Poshtersi e madhe e mediave qe kerkojne te bejne emisione te tilla, bile jane emisione kriminale me sa kuptova shkurt nga biseda. Eshte terbuar gazetaria shqiptare dhe duhet litari per ta lidhur! Ku shkojme keshtu me kete “transparence” pa breke dhe lakuriq. Ka nje dinjitet familja, ka nje seriozitet, ka nje respekt edhe te imponuar per njeri tjetrin. Gazetare te çmendur keta.

    1. Turpi o bo mullar says:

      Nje shfaqje e tille ne televizor kudo neper bote do te ishte nje TURP i papare ndonjehere per cdo media ne boten perendimore te pakten. Keto plera qe e quaj e veten gazetare nuk kane piken e etikes dhe duhet te ishin pushuar nga puna brenda sekondit. Albanistan te kam … mu ne koke!!

    2. pjeter says:

      Media?ku o media,? Ska media ne shqiperi.Dun lek mer ti, dun like sa me shume.

  2. Mandi says:

    O qe te rreh babai mire ta ben po pse te le te dalesh jashte se kupto! Ti sa gomari i hallos vete del ne tv e thua me rreh babai. Mire ty te rreh, po sat shoqeje ci ben?! E ke vajtur te ta zgjidhe mirela milori. Ik o ditezi se eshe milorin e ‘rrahin’ po sdel ta thote ne tv. I mbarum krejt.

  3. Wtf says:

    Të lumtë more djalë, dhuna në familje do guxim të denoncohet se për hir të “turpit” mbahet fshehur dhe kjo e fut viktimën e saj në kurth të përjetshëm. Sa më shumë të flisni aq më shumë e ndihmoni shoqërinë. Dhe babai hiqet si i sëmurë? tipike sjellje e një dhunuesi që bën viktimën për të ngjallur keqardhjen tek ai që dhunon dhe e denoncon.

  4. Xha Brahua says:

    Ja paska bere mire…….ky qenkerka vertete per te rrahur.

  5. Salbeu says:

    Bo bo çfarë balte. Ky pra është kazani.

  6. Politikanët shqiptarë janë mafiozë says:

    A thua që mediat shqiptare e kanë shumë të lehtë dhe shfrytëzojnë njerëz me probleme mendore për të fituar sa më shumë audiencë??
    A thua që kanë mësuar nga lideri botëror me gallatat e tij- në rastin ‘më ka humbur gruja’??
    Bah…..
    S’bën vaki.

  7. Kozmos says:

    LESHKOJA ,ESHTE DREJTUAR EMISIONIT ME DESHIREN E TIJ . PER TA BERE KETE HISTORI BUDALLENJSH PUBLIKE . DERI KETU ESHTE NE RREGULL GAZETARJA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje