“U bë miliarder pa punuar një ditë”, motra e Rezart Taçit: Ai punonte kamarier dhe flinte vetëm 3 orë në ditë

7 Janar 2020, 09:40Sociale TEMA

Aktivisti Endri Shabani pak ditë më parë ka bërë një shkrim për pasurimin e oligarkëve në vend.

Mes tyre ai përmend edhe Rezart Taçin.

Ai shkruan se Taçi u bë miliarder pa punuar asnjë ditë.

“Por po shohim politikanë miliarderë që nuk kanë punuar një ditë në jetë. Pamë edhe se si u pasuruan Taçi, Beso, Zamiri, Çeti dhe gjithë “klientët” e privatizimeve, te cilët ranë në gjumë si përkthyes, kambist apo shoferë dhe u gdhine si pronare fabrikash e minierash të ndërtuara  me punen e miliona shqiptarëve. Na thatë “thuaj gjithmonë të vertetën, se gënjeshtra i ka këmbt e shkurtra”, shkruante Shabani.

Këtij të fundit i është përgjigjur motra e Taçit, Anika, e cila thotë se i vëllai gjithçka në jetë e ka arritur me punë.

Reagimi i Anika Taçit

Rastësisht qëlloj të lexoj “falë”miqve të përbashkët në facebook, një shkrim dhe më pas një sqarim për të njëjtin shkrim nga një djalë me emrin Endri Shabani. Nuk e njoh personalisht por mësoj që  është pjesë e shoqërisë civile” Nisma Thurje”. Nxitova ta lexoj pasi si cdo shqiptar mirëpres me padurim që nje grup i ri të mund te bëjë ndryshimin një ditë në këtë vend. Kam ndjekur disa lëvizje të tyret, nga media të ndryshme, pa ditur dhe pa u interesuar nga udhëhiqej.

Më mjaftonte të shikoja pjesëmarrjen e disa pedagogëve, intelektualëve për të mos e nënvleresuar madje ta mireprisja. Eshtë për të qeshur, por cdo ditë fajësojmë prindërit tanë që na bënë njerëz të dashuruar me lirinë dhe të repektuar ndaj mendimit të kujttdo që flet me baza dhe llogjikë të pakundërshtueshme, por sidomos i kritikojmë që na bënë kaq te edukuar për të mos iu përgjigjur kërcnimeve,provokimeve, ligësisë dhe keqdashësisë, të jemi kaq modestë, mos të tregojmë kush jemi me fjalë, por me vepra, të mos tregojmë bamirësitë apo ndjenjat publikisht.

Të punojmë dhe sfidojmë veten duke ndjekur  endrrat tona. Për të arritur këtu kemi qenë nxënës të shkëlqyer pavarësisht persekutimit komunist, kemi marrë pjeseë në grevën e studentëve për të ndryshuar dhe fituar lirinë e munguar, kemi studiuar në universitetet më të mira të perëndimit mes sakrificave dhe punës së fortë pasi askush nuk mund të na mbeshteste në ato kohë të fillimit të viteve 90. U kthyhem me shpresë të madhe në vendin tonë, pasi ky ka qenë qëllimi fillestar. Të jepnim edhe ne kontributin tonë ndoshta të “infektuar” nga patriotizmi i semurë prej të parëve tanë (luftetarë, prefektë e intelektualë “kërcënim” për injorancën e udheheqësve të atyre viteve). Ambienti që gjetëm ishte pak a shumë i njëjtë me atë që edhe vetë Endri ka gjetur pas studimeve (që aq shumë prindërit e tij kanë sakrifikuar).

Pavarësisht klimës së një konkurrence të padrejtë, mungesë edukate të punës, injorim për ata qeë dinin dicka më shumë suksesi ishte i veshtirë dhe në fund i pafalshëm nga të gjithë. Një sukses aspak rastësor si ç  mund të mendojë Endri dhe kushdo si ai. As i dhuruar nga ndonjë  palë politike sic kanë shkruar disa media dhe me të drejtë opinioni publik mendon, duke mos patur as prova dhe duke mos qenë afer realitetit tonë. Fuqinë e pushtetit të tretë, atë te mediave e njohëm mbi kurrizin tonë, madje edhe e prekëm duke e bërë…

Cfaëe ndodhi, nuk funksionoi sepse nuk e përdorëm si armë kundër askujt dhe asnjë pale, por duke u iluduar se me sado pak mund të ndryshonim një mentalitet njerëzor që vështirë të crrënjoset. Ja pse ëndërrojmë tek “Endri” por shpejt kuptojmë që jo gjithcka që shndrin është flori. U zhgenjeva shumë ju them të drejtën. Menjehërë kuptova (për të disatën hërë mbi kurrizin tonë) që të flasësh kundra të gjithëve na bën me interesantë, ndoshta edhe më të besueshëm.

Sa e thjeshtë është të citosh emra, të flasësh pr punën dhe jetën e dikujt pa qënë e nevojshme të pyesësh personin apo njerëzit rreth tij, institucionet me të cilët bashkëpunon dhe papritur njerëzit të besojnë pasi janë të prirur ta bejnë atë. Nese Endri dhe shumë Endra të tjerë do pyesnin do të zbulonin se Taci (sic e therret ai) apo Rezarti (heroi im) sic i therras unë është njeriu më pozitiv dhe i dashur që mund të njohësh. Njeriu meë intelektual, i zgjuar, i sëmurë pas punës dhe lirisë personale. Njeriu që donin ta bënin qytetar nderi (jo ne vendin e tij) në kohen kur ishte “thjesht” nje kamarier.

Fatkeqësisht për Endrin, Rezarti nuk ishte thjesht një kamarier por një njeri që studionte dhe punonte ditë e natë, lexonte libra mbi ekonominë, politikën, të mencurit, filozofët. Flinte apo jo 3 ore natën. Këtë jua siguroj. Rezarti është njeriu që bëri atë që shumë shqiptarë në grup nuk e kanë bërë. Ai i vetëm ia arriti por e pagoi këtë zgjedhje. E pagoi shumë por është i lumtur pasi nuk humbi lirinë për të cilën luftoi aq fort që në bankat e shkollës së mesme ku spiunë komunistë e ndiqnin hap pa hapi për shkak se shprehej dhe ngrinte zemrat e miqve kundër diktaturës. është ai Rezart që për shumë vite studioi dhe u specializua në fushën e naftës si një inxhinier (dhe jo si nje kamarier) për të bërë të mundur rimëkëmbjen e një pasurie të madhe shtetërore dhe që shteti s’diti kurrë ta bënte.

Nuk mund të fajësojmë Rezartin për ligjet mbi privatizimet, dhe s’mund ta fajesojmë ,por ta ndihmojmë kur bën gjithçka, për punonjësit e tij dhe zonën përreth. Po, sepse nëse përsëri Endri do të pyeste do të zbulonte rrugët që janë bërë falë tij në zonën e Ballshit, energjia elektrike që i ofrohej falas gjithë komunitetit, operacione jashtë vendit të punonjësve apo familjarëve me paratë e tij personale, ku familja shpesh nuk dinte asgjë.

Nuk pushoi nga puna asnjë edhe pse ajo punë mund të bëhej me 100 vetë, por paguheshin 2000.  Kjo vetëm e vetëm pasi ishte dhe është nje komunitet i tërë që jeton vetëm me atë punë. Filloi dietat për punonjësit, shperndau qumësht pas shumë vitesh si i vetmi kundërhelm dhe së fundmi zbuloi dhe prodhoi blue diesel me atë lloj teknologjie që ka lënë të mahnitur cdo profesionist të huaj. Ishte një ëndërr për këdo që e njihte mirë atë teknologji. Të gjitha këto i ka bërë në ato 4 vjet ku kishte formalisht pronësine, por ku realisht u la të punonte vetëm pak muaj. Shumë do të zbulonte Endri, edhe për një shoqatë femijësh me aftësi të kufizuar që prej vitesh jetonin dhe kuroheshin me paratë e tij.

Nuk i ka bërë që të dukej dhe më vjen ndot nga vetja kur i radhis të gjitha sot, por mesa duket, pas shumë vitesh baltë dhe mungese informacioni, është e nevojshme të dihen për të mirën e së vertetes. është e nevojshme në mënyrë që Endri dhe të gjithe intelektualet apo pedagoget që e ndjekin të mund ta mbeshtesin sa herë është i drejtë dhe i saktë, por jo kur drejton gishtin pa pyetur veten.

Pavarësisht se pranon që e njeh vetëm përmes medias, nuk ngurron të shkruajë dhe citojë sërish. Që të mund të vazhdoj të kem respekt për iniciativat e tij dhe për të qenë koherent me veten, uroj që këtë replikë miqësore ta publikojë edhe në faqen e tij. Jo vetëm për të, por për respekt të të gjithe atyre që me devotshmëri dhe shpresë e ndjekin.

Bëje ndryshimin Endri duke filluar nga vetja. Uroj një ditë të mund të të takoj nga afër dhe pijmë një kafe të gjatë, sepse shumë kemi për të ndarë si ish studentë të perëndimit me shpresa e ëndrra plot.

(TemA)

29 komente në ““U bë miliarder pa punuar një ditë”, motra e Rezart Taçit: Ai punonte kamarier dhe flinte vetëm 3 orë në ditë”

  1. SHKELZENI says:

    JU ZOTI ARTIKULL-SHKRUES JENI XHELOZE PER PASURINE E TYRE DHE KJO NDODHE SHPESH TEK TE PA AFTET TE DEMBELAT .
    ESHTE NORMALE QE NJE BIZNESMEN DO LIDHET ME PJESEN E LARTE TE SHOQERISE NUK DO LIDHET ME AGRICULTEURIN .
    AJO QE JU DUHET TE GODISNI NEPERMJET SHKRIMEVE ESHTE MOS PAGIMI TAKSAVE NDERSA LIDHJET E BIZNESIT ME POLITIKEN JANE NORMALE MOS ESHTE ANTI KUSHTETUSE DHE KORRUPTIVE QE NJE BIZNEZMEN TE KETE KONTAKTE ME PREMIER MINISTRIN .
    MESA KUPTOJE JU ZOTERI JENI AKOMA ME MENDIME ENVERISTE MONISTE KOMUNISTE

    1. Çun Tirone që nga 1998.... shyqyr që na zbriti Saliu se nuk do kisha pare det ndonjehere me sy says:

      Çfare kare nga trute kjo motra Taçi.
      Jo ne perendim te studjoje kjo karja Taçi por dhe ne hënë nga niveli I shkrimit prap paska mbetur si hartim ne 8 jeçare nga Ballshi.
      Pse nuk thote te verteten se 2 njerez ishin mbrapa vllait Taçi qe I hapen rrugen dhe pastaj dhe vete ai (Taçi ) mesoj si luehj loja e kapitalizmit ne shqiperi…korrupto politikan e pasuru.

  2. gim says:

    Rezart taci mund lexoje cdo gje qe ti zere syri, por fakti eshte fakt: Ai deformoi dhe shkaterroi tregun e karburantit me pakice…idioti i rradhes do thoja une

  3. Qifi says:

    Sa debile. Vellait mashtrues dhe ordiner ske Çfare i ben por te pakten mos na bej per te vjelle se na hapet barkun

  4. Andi. D says:

    PERSHENDETJE,
    Nuk jap asnjehere opinion, por ky artikull eshte shkruar dhe trajtohet ceshtja per persona qe njihemi dhe jemi rritur bashke.
    Cfare shpreh Anika eshte plotesisht realiteti……ka shkruar pak!
    Familja Taci jo vetem ka vuajtur me pa te drejte zemerimin nga komunistet, dhe megjithese eshte persekutuar nga ta, ka ruajtur gjithmone dinjitetin e tyre. Jane njerez te ndershem dhe te nderuar pa permendur individe familjare. Pse nuk mund te shkelqente 1 prej tyre (pa hequr meritat te tjereve). A u lejua ligjerisht dhe veproi?………Cfare kreu ndyshe nga cfare rrethohemi.
    Hapini syte dhe hiqeni petkun tuaj te fshataresise. Merruni me cfare duhet, lere Rezartin mos humb kohe, ka rradhe tjeter ku Ai nuk ben pjese. Nqs keni guxim veproni me ta.

    1. Durrsaku says:

      Nuk dua te bej debat ,por ne kohen e komunizmit te ishe i persekutuar ta shikoje me dylbi universitetin. Ah po, e beje universitetin vetem ne rastin kur mohoje te afermit qe benin burg dhe spiunoje ku te mundje.

      1. zhaku i pamposhtur says:

        Shumë qartë e the ‘durrsaku’..jo vetëm shkollën e lartë, ajo as që na kalonte ndërmënt por edhe një vënd pune kur kërkonim përgjigja ishte e prerë :nuk plotësoni kriteret,nuk e dini biografinë tuaj?në bujqësi e keni vendin. .kjo ishte përgjigja e kryetarit të këshillit. .kam dëgjuar që një pjesë të ‘persekutuarish’vazhduan shkollën e lartë. .përgjigjen ua dha të saktë ky durrsaku..pra një pjesë e të persekutuarëve bashkëpunuan me sigurimin e shtetit dhe u hapën gropën shumë të pafajshëmve..kështu fituan të drejtën e shkollimit ky taraf ku hyn edhe Rezart ‘ëngjëlli’..ne të persekutuarit kemi hequr shumë keq nga ai regjim, jo se pjesa tjetër kalonte mirë të jetoje në fshat në atë kohë ishte fiks persekutim jam shumë i qartë për këtë por ajo që bëri qoftëlargu ishte çmënduri sadiste dhe e paimagjinueshme por ja që ai e bëri veç..ti heqësh robit të drejtën e ëndërrimit kalon çdo lloj llogjike njerëzore..më habit fakti që nuk pendoheni për viktimat tuaja. .zoti marrtë hak mbi ju dhe fëmijët tuaj mbase do arrini të kuptoni gabimet tuaja. .

  5. Si te behesh miliarder ne shqiperi says:

    Taçit i hapi driten jeshile familja Berisha, u bene ortak ne biznes dhe u be miliarder, pra e thjeshte eshte, njelloj sic ka ndodh dhe po ndodh me emra te tjere, futu bashke me qeverine ne biznes behu ortak dhe miliarderizohesh

  6. Ton says:

    Kta jane soji Mjaftist…ska rendesi te majtea te djathte…ky Shaboni nuk meret me politikanet miliardere vetem duke qene ne Parlament a qeveri,nuk meretme kryebashkiake qe vetem protests kane bere ne jezen e tyre dhe bejne dasma ne keshtjella apo me cuna kryeministri qe vetem seksere kane qene e sot sdine ku cojne leket.Zamiri,Taci,Kastrati kane shume kusure por kane arritur me mund aty ku jane…..kane filluar qe ne 91….nese jane bere oligarke faji eshte i politiqenerve se leket u kane dashur.

  7. Plaku says:

    Rezarti çdo gjë mund të ishte por jo inxh NAFTE, dhe për saktësim ai ishte inxh MEKANIK ,shumë larg profesionit të cilin ti ,”motra” e tij e përmend në shkrim.
    Kaq mjafton për besueshmërinë e atyre çfarë shkruani.

  8. Vilma says:

    Sa per sqarim…

    Kete me lart nuk e ka shkruar Anika sepse Anika nuk mund te shkruaje as nje sms te vetme qe ka kuptim ne shqip ose ne cfaredo gjuhe tjeter te gjalle apo te vdekur. Sa per studime e lexime Anika ka studjuar dhe lexuar ne jeten e saj vetem horoskopin. Tani, ca fjale per kompanine apo ‘perandorine’ qe ngriti i vellai (Anikes i pelqen ta quaj Rezarti, per te tjeret Taçi ose Toçi). Se sa i afte e i zoti ishte ne menaxhim Taçi (aktualisht ne arrati) u pa ne momentin e rrenimit te nje kompanie qe qarkullonte rreth 300 milion euro ne vit dhe u shemb e falimentoi brenda nates duke lene pas nje mal me borxhe, asete kombetare te shfrytezuara barbarisht, punetore te hutuar e te sfilitur pa sigurime shendetesore, dhjetera miliona euro detyrime e gjoba ndaj shtetit dhe ceshtje gjyqesore per mashtrim e vjedhje ne disa vende te botes. Me lidhjet korruptive me politiken, duke perfitu prej korrupsionit te shtetit e drejtesise ky palo biznesmen me lidhje kriminale qe do te hiqet edhe si fisnik (kujto borgjezin fisnik te molierit) eshte perfaqesuesi me i mire i sistemit te deformuar kapitalist ne shqiperi (crony capitalism) qe duhet ndryshuar.

    1. ben says:

      Vilma-je teper e sakte ne vleresimet e tua. Taci ishte nje vegel ne duart e familjes Berisha qe nga shites benxine ne stacionin e benxines te marre me qera, na u be miljarderi qe donte te blinte edhe vete skuadren e Milanit. Te qahesh si i persekutuar nuk ka lidhje me deshtimin ne biznes. Keto qe zonja Taci thote, ne tironsit i quajme “Pordhe me rigon”.

  9. Migjeni says:

    Vegel ne duart e sherbimeve sekrete te fqinjve, qe kanibalizuan sektoret strategjike te industrise shqiptare, duke rrenuar prodhimin, vendet e punes dhe sovranitetin e Shqiperise. Ka korruptuar kedo nga Nano, Berisha, Shkelzeni, Argita, Iliri, Edi e te gjithe ministrat e tyre. Forcat qe e perdorin si marionete i kane siguruar paprekshmerine absolute. Jane bankat dhe ambasadat me sherbimet e tyre, qe sot kane peng edhe drejtesine.
    Nje shembull i tille ndodhi edhe me Rusine, ku anglezet, isrealitet dhe amerikanet krijuan shpejt nje hici nje berthame marjonetash ruse, ku me dollaret e bankave blenin per nje cope buke te gjithe sektoret strategjike te industrise dhe energjise, duke i copetuart, kanibalizuar dhe duke i kthyer defakto ne prone te bankave dhe qeverive angleze, amerikane dhe isrealite. Dhe keshtu oligarket dominuan Rusine, nderkohe qe e kishin hedhur vendin ne humneren e papunesise, emigracionit masiv, varferise, shperberjes dhe nenshtrimit ndaj Perendimit. Dalja ne skene e Putinit, hodhi ne ere te gjithe planet e shperberjes se Rusise, jo pa kosto. Mbytja e nendeteses ruse KURSK ishte nje kercenim nga Amerika dhe NATO, qe ishin shpallur pronare te detit dhe sovranitetit te Rusise. Nderkohe arrestimi i oligarkeve, sekuestrimi i pasurive te tyre dhe ribashkimi dhe ringritja e sektorit energjitik me GazPromin ishte nje goditje direkte e interesave te perendimit qe tentuan izolimin e Rusise. Ata oligarke qe munden te shpetonin u strehuan ne jo rastesisht ne Angli, si Abrahamovic, duke shkerdhyer leket e Rusise dhe duke qene te paprekshem.
    Sot Rusia ka nje nga ushtrite me te forta dhe moderne te botes. Politikisht eshte vendi me aktiv pas Amerikes ne skenen boterore. Papunesia eshte ne nivele edhe me minimale se vende perendimore si Portugalia, Greqia, Italia etj, etj. Emigracioni eshte ne nivele e dhe me te ulta se i italianeve sot. Sektori energjitik eshte sektori me i forte i botes per te ardhura dhe si instrument strategjiko politik.
    Ndersa ne ju lepihemi ambasadoreve, ambasadave qe jane pronare te Shqiperise dhe nje grushti jashteqitjesh politikanesh qe duhet te ishin varur ne litar me kohe se bashku me familjet e tyre. Me “mrekulline” e privatizimit Shqiperia shkaterroi cdo lloj vendi pune, sektori strategjik, institucioni, ushtrie, sovraniteti dhe prodhimi ekonomik, duke e hedhur vendin ne humneren e borxhit, kaosit, spastrimit etik permes emigracionit, nje vend tashme peng i ambasadoreve, janullave, grekut, turkut, vatikanit, mafjes, oligarkeve, shkerdheneve dhe shkerdhitave.

    1. Fair enough says:

      Uau! E shkelqyer!

  10. petrit says:

    Niveli i artikull-shkrueses (kushdo qofte) le shume per te deshiruar.Nen nivelin mesatar te njerezve,por jam i bindur qe duhet te jete e njejte me nivelin mesatar te lexuesve.

  11. Roberto says:

    Pothuajse te gjithe shoket e mij kane punuar kamarjere dhe askush nga ata nuk i afrohet Rezart Tacit por me sa duket Rezarti do kete “punuar” te kafja e Sali Berishes i cili ja besoi atij nje pjese te parave qe i vodhi popullit. Sipas Lulezim Bashes apo Fatos Lubonjes,Andi Bushatit dhe zarave te tjere del qe Rezarti eshte Oligark por nga ata “te miret”??.

  12. Suela gjata says:

    Po c’merreni more me shkruan apo s’shkruan bukur. Nuk eshte gazetare dhe ka studiuar tjeter gje. Merruni me ate qe shkruan dhe sa te verteta apo te ndjera jane ato. Merruni me thelbin. A duhet te lejohet cdokush te neperkembe dhe citoje emra pa treguar fakte te bazuara vetem e vetem me qellim denigrimin dhe faktorizimin ne kurriz te te tjereve. Kete familje e njoh mire dhe nuk do ti hiqja asnje presje por ti shtoja shume fjale te tjera per ate qe kane qene dhe jane keta njerez si para suksesit ashtu edhe pas tij. Sukses aspak i rastesishem dhe i dhuruar nga dikush apo nga ndonje parti. Njesoj sic shkruan Zonja Taci. Respekte

    1. ben says:

      Suela-asnjehere nuk behesh miljarder brenda nates sic u be Rez Taci, te cilin e kam njohur ne kohen kur mori me qera nje stacion benzine prane doganes ne Tirane. Nje vit ose dy me vone dhe papritur degjova per firmen Taci qe ishte me e fuqishmja ne Shqiperi ne fushen e hidrokarbureve. Ka miljardere qe e kane vene vete pasurine si Mark Zukenberg, Bill Gates, Jeff Bezos apo te tjere, por ata kane punuar ne nje treg gjigand si ai amerikan. Te tjeret e kane trasheguar ate nga breza te tere qe kane punuar tere jeten per ta vene ate pasuri. Ne Shqiperi, ne se nuk merresh me pune te pista ku perfshihet edhe pastrimi i parave per politikanet, harroje mundesine qe te behesh i pasur.

  13. Zdapi says:

    Ti, motra e Rezartit ke pjesen tende ne vjedhjen e oasurise te popullit shqiptar. E mban mend sa para ne cash ke marre ti nga bankat kur rezarti po pregatitej tja fuste vrapit nfa shqiperia? Jane datat e terheqjes dhe firms jote o kucke. Na oadkeni studiuar juve dhe na erdhet per te na vjedhur duke u bere pjese e grupit Berisha. Po trafiguren pse e mashtruat!? Jeni rhjesht hajdute te babzitur. Edhe dicka tjeter e kuptoj. Ju nuk vodhet vetem per vete, por per partine qe ju trajtonte si biznesmene, bile pjesen me te madhe e vidhnit per ta, se edhe ata nuk ishin aq budallenj sa ti benit qole ju. Shko shikohu ne pasqyre she kujto prrallat me patriote dhe me sigurimsa qe nuk ju lane te shkolloheshit.

  14. BRSS says:

    TE GJITHA LEKET E KETI ORDINERIT I KA MAR LIRI BAXHELLA ME GJASMA PER FEMIJET AUTIK KJO ESHTE ME PLER SE I SHOQI

  15. nord.al says:

    Duhet ta besojme Aniken, them une. Edhe Vehbi Alimuca mbasi studioi dite e nate, e ngriti ekonomone shqipetare ne sfera te larta. Ai e filloi me cimcakiza por me ndihmen e … studimeve arriti aty ku e dijme te gjithe.

  16. Me sa lexoj ne kete shkrim dhe fotografia me siper tregon hajduterine ne driten me diell. Nuk mund te kuptoj se si kjo pasuri kombetare (nafta) i jepet nje personi qe eshte askushi nga nje fshatar i varfer nga Vicidoli qe skishte breke ne bythe dhe kishte ne dore pasurine kombetare. Ky toci nuk quhet oligark por bedel i krokodilit Sali. Familja kusare i shtriu qelizat kanceroze ne cdo sektor ekonomie dhe shikoni realitetin. Zeni oligark pa I thene kush puna e mbare. Seksere Gita si gorilla dhe Liria me shoqaten vampire. Ky eshte vetem nje sektor po minierat hidtoenergjia ndertimet turizmi. Mjere ky popull

  17. Brixhilda says:

    Po plakun e Tacit qe e kapen duke pallu ate gazetaren prezanteuse

  18. XHH says:

    Jo Rezart por eshe perendia te zbriste ne toke nuk behej dot miliarder. Enveri vdiq dhe vendosi nje mut ne drejtim qe e la vendin te shkaterrohet Mos gjet derman edhe ne varr Ramiz Alia
    E dyta erdhi nje maskara ne fuqi qe e vodhi shqiperine dhe u a dha njerzeve te tij Leri pallavrat motra e Rezart se nuk ka burra me ne shqiperi qe te mendojne per popullin dhe satrapi Sali e shkateeroi te gjithe duke ta dhene ty djersen e popullit qe punoi 50 vjete me rripin ne breze Nuk jemi kurre kundra sistemit eshte me i mire por jo qe pasuria e popullit te vidhet dhe ta marin nje pjese jo ne kete menyre se do vije koha te ngeci ne gryke
    Leri pallavrat se je edukur ne perendim keto jane per te hedhur hi syve te popullit.
    Shpresoj se Amerika te beje ate qe ka filluar po nuk e beri ne sfel to gomarit te veje sa te lindi nje trim Kete fat ka ky popull

  19. Zgalem says:

    Bizneset e medha dhe miliarderet , kane historine e tyre te zhvillimit . Kjo ndodh dhe tek ne . Historia e Rezartit , eshte e thjeshte : E bene te tjeret edhe bizesmen edhe miliarder . Eshte nje bizesmen , ne rolin e xholit te kumarit . Te dhenat I kam krejtesisht nga shtypi . Kjo Zonja , ose vet I interesuari , nuk kane pergenjeshtruar asgje nga sa ka shkruar pushteti _ shtyp . Zgalem

    1. Taci sister says:

      Hahaha kamarieri u be miliarder lerini brockullat ushtari i familjes Berisha u be miliarder dmth u punesua nga familja per kujdestari te biznesit

  20. Landi says:

    Te gjithe apo ç’do gje ka pervjetore, ky eshte rasti i pervjetorit te rezartit. Ne shqiperi te zgjuar paskeshin qen njeqind burra te cilet pasuri bene me pak se njeqind. Talluni me veten se s’ka p…dh rob some qe rezarti dhe kush e ka bo rezartin, te bente leke, pa pasur berishen krye banditin ku ky i forti rezarti rrihte noj gjynofqare duke i bere shantazhe si profesori vet berisha. Ky hallall ka vetem nje gjo; kur rrafi andi bushatin, se i ka bere aq efekt sa bushatit i duket vetja sikur ka lindur nga nafta rezartit, ku ne pergjithesi i mungon oktami i duhur.

  21. Pyka says:

    Fenomeni Taçi ndodhë vetëm në Shqipëri dhe në Afrikë…..prandaj aty ha qëni,të zotin!

  22. D. Didani says:

    Eeeeh sa gjera te cuditeshme… sa cudira!!! Studjonte shuuuuume,vetem 3 ore gjuuuuume flinte…dhe per ….4 vjet u be miliarder …dhe pastaj cfare ndodhi nuk u muar vesh!..Heshtja eshte flori moj moter,nuk ta ka thene askush…? dhe sa per sqarim..cfare keni me komunizmin qe e shani, e bete komunizmin si trampoline per tu hedhur ne fitoret e arritura!??? Babai,Nena, vellai , Motra….te gjithe jeni me shkolle dhe keni patur ballin e punerave…njelloj si Sala dhe Lira…qe shajne komunizmin…per te bere politiken qe zgjodhen te komunistit ..antikomunist!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje