Fluks i emigrantëve në Kapshticë e Qafë-Thanë/ Në 24 orë kanë dalur 5900 shtetas

6 Janar 2020, 12:35Sociale TEMA

Kthimi i emigrantëve që kanë kaluar festat e fundvitit dhe po i rikthehen vendit të punës në shtetin fqinj ka qënë i lartë edhe 24 orët e fundit. Nga kjo pikë e kalimit kufitar kanë dalë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë më shumë se 5900 shtetas shqiptarë e të huaj.

Në hyrje numri i lëvizjeve ka rreth 3300 shtetas. Për të përballuar këtë fluks të lartë pala shqiptare ka shtuar në nëntë numrin e sporteleve, ndërsa pala greke vijon të punojë me shtatë sportele.

Kjo marrëveshje mes dy palëve është bërë në kuadër të ngarkesës së madhe në kufi me qëllim shmangjen e orëve të pritjes sidomos tani që temperaturat shkojnë disa gradë nën zero.

Më i pakët ka qënë fluksi i lëvizjes në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri nga kjo pikë kalimi 3160 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa në dalje numri i shtetasve që kanë kaluar ka qënë 2250.

3 komente në “Fluks i emigrantëve në Kapshticë e Qafë-Thanë/ Në 24 orë kanë dalur 5900 shtetas”

  1. pjeter says:

    Kane dalur???? Ajde dru me pre!!!!!

  2. Illyrian says:

    Kanë dalur apo kanë dalë?
    Ka gazetari në Shqipëri, jo shaka!

  3. Roberto says:

    O shoke redaktore po a kontrolloni lajmet e gazetes apo flini gjume?? Ca eshte kjo kane dalur 9500 shtetas?? A dini shqip apo jo?? Nje gazetari me shkolle nuk i falet. Dalur???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje