Një tren me 45 kontejnerë u nis nga Xian, në pjesën qendrore të Kinës, më 24 dhjetor dhe mbërriti në Słaëkóë, Poloni, të dielën më 5 janar. Pasi udhëtoi afro 9 500 kilometra përgjatë 12 ditëve, treni arriti në stacionin e fundit të Sławków, skaji më perëndimor në Evropë, i cili mund të arrihet në rrugë hekurudhore nga Lindja.
Aty kontejnerët do të ngarkohen përsëri në vagonë hekurudhorë dhe makina dhe do t’u dorëzohen klientëve. Realizimi i lidhjes së Kinës me Sławków është rezultat i një pune disavjeçare.
Nismëtarët e saj shpresojnë që vendosja e bashkëpunimit midis operatorit polak të linjës, PKP LHS dhe Portit të Tregtisë së Lirë në Xi’an, së bashku me partnerët logjistikë nga Kazakistani, Rusia dhe Ukraina, do të mundësojnë fillimin e linjave të rregullta nga Xi’an në Sławków.
Trenat me kontejnerë duhet të arrijnë në destinacionin e tyre përfundimtar brenda dhjetë deri në 12 ditë – shumë më shpejt se sa në rrugë detare.
Stacioni është një qendër logjistike me potencial të madh për shpërndarjen e mallrave që vijnë nga Kina.
Zyrtarët polakë thonë se Sławków “është gjithashtu fillimi i një linje ndërkombëtare të transportit ndërk-Kaspik, i cili ofron një mundësi të përshtatshme për eksportimin e ushqimit”.
Ata shprehen të bindur se të dy rrugët do të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e transportit hekurudhor në Rrugën e Re të Mëndafshit.
Xi’an është porti më i shpejtë në rritje dhe qendër logjistike në Rrugën e Re të Mëndafshit. (TemA TV)