Britania kërkon nga Irani të mos përsërisë “sulmet e pamatura dhe të rrezikshme”

8 Janar 2020, 09:44Bota TEMA

Shefi i diplomacisë britanike, Dominic Raab dënon ashpër  sulmin me raketa balistike nga Irani në bazat ajrore në Irak, që strehojnë forcat e koalicionit, përfshirë këtu edhe personelin britanik.

Sekretari i Jashtëm i kërkoi Iranit që të mos përsëriste “sulmet e pamatura dhe të rrezikshme” mbi bazat në Irbil dhe al Asad, në perëndim të Bagdadit.

Ministria e Mbrojtjes tha që nuk kishte viktima.

Garda Revolucionare e Iranit tha që sulmi ishte si hakmarrje për vdekjen e gjeneralit Qasem Soleimani të premten.

Ai u vra jashtë aeroportit të Bagdadit në një sulm  të urdhëruar nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Raab tha që ai ishte i shqetësuar nga raportet për viktima të mundshme dhe theksoi se nga një luftë në Lindjen e Mesme do të përfitonin vetëm grupet terroriste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje