Ish-deputeti Nard Ndoka, njëherësh aleat i kryedemokratit Basha shprehet se nëse ky i fundit bën një marrëveshje të fshehtë me Ramën, ajo do të sjellë fundin e tij politik.
I ftuar në studion e emisionit RepolitiX, Ndoka ka shtuar se nëse Rama ndërton një axhendë me opozitën zyrtare ata janë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre, por jo me një opozitë ‘Made In Rama’.
“Nëse Rama ndërton një axhendë sot me opozitën zyrtare jemi të gatshëm për të dhënë kontributin tonë, por jo me një opozitë ‘Made In Rama’, është e rëndësishme që opozita e bashkuar është plurale.
Në momentin që Basha bën një marrëveshje ne Ramën pa dijeninë e aleatëve do të jetë fundi i tij politik.
Në 2021 nuk bëhet fjalë që do ketë zgjedhje të parakohshme.
Aksioni opozitar do të intensifikojë forcën e vet, programin e vet. Ne na fajësojnë sepse Rama vazhdon qeverisjen.
Kjo duhet të merret si një mesazh reflektimi për ne”, ka thënë Nard Ndoka.
Aman permbahu ndardi, mos e bej ate hata.