Një konflikt i vjetër për një gardh është bërë shkak i një sherri ditën e sotme në Peshkopi, ku për pasojë ka mbetur i plagosur Bukurosh Zagradi, efektiv policie, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit.
Babë e bir kanë qëlluar efektivin e policisë 8 herë me thikë.
Efektivi i policisë aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore, bën me dije Report TV.
Pas ngjarjes është kapur vetëm babai R. M. i cili është shoqëruar në komisariat, ndërsa po vijon operacioni për arrestimin e të birit, A.M.