Shtetasi indian merr azil politik në Tiranë: Kërkohej nga India për mashtrim

8 Janar 2020, 21:03Kronika TEMA

Shqipëria i dha azilin politik Hiteshkumar Patel, një i kërkuar nga autoritetet indiane për mashtrim me shuma të mëdha ndaj një banke në Delhi, prej të cilës janë përfituar 725 milionë dollarë.

Kërkesa për azil politik e 59-vjeçarit është firmosur në fund të muajit nëntor, sipas burimeve të besueshme të Top Channel, duke i mbyllur përfundimisht rrugën palës indiane për dorëzimin e të dyshuarit.

Hiteshkumar Patel, që është kunati i një tjetër të kërkuari Nitin Sandesara, u mbaj nën arrest shtëpiak në Tiranë, menjëherë pas tentativës për t’u larguar nga Shqipëria pasi një gjykatë në Nju Delhi kishte miratuar fletë arrestin për të dhe dy vëllezërit Sandesara. Patel ishte etiketuar nga mediat indiane si mendja qe frymëzoi skemën e mashtrimit.

Dy të kërkuarit e tjerë, Chetan dhe Nitin Sandesara, jo vetëm që u pajisën me pasaporta shqiptare, por njëri prej tyre, Nitin Sandesara, u emërua si konsull nderi ne Nigeri. Por pas ekspozimit të fakteve, Ministria e Jashtme shqiptare e hoqi përgjegjësinë pasi, sipas këtij institucioni, emërimi si konsull nderi i të shumëkërkuarit është bërë duke marrë në konsideratë kushtet e konventës së Vjenës.

Patel është kunati i Nitin Sandesarës dhe konsiderohej mes personazheve kryesore të kompanisë “Sterling Biotech”, përmes të cilës dyshohet se u morën 725 milionë dollarë amerikane kredi në bankat shtetërore të Indisë dhe që më pas u zhdukën nëpërmjet një rrjeti prej 300 kompanish offshore.

7 komente në “Shtetasi indian merr azil politik në Tiranë: Kërkohej nga India për mashtrim”

  1. Aleksander Thana says:

    Mashtruesit, hajdutet, kriminelet e te tjere palikare Jane te mireseardhur !

    1. Zigur Qarri says:

      Nuk i mjaftonin mashtruesit tane”rilindjes”?!Gardes Pretoriane te “rilindjes”i shtohen edhe indianet…Fatos Tushe.Arben Çuko,
      Armando Prenga,Tom Doshi,Denar Biba, Mark Frroku,Ilir Ndraxhi,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,
      Paulin Ndreu,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla,Arben Ahmetaj,DamianGjiknuri,
      Qazim Sejdini,Vangjush Dako,Arben Keshi,Ymer Lala,Xhemal Qefalia,Robert Aga, Bekim Krashi, Ulsi Manja,Valdrin Pjetri,Agim
      Kajmaku, Mark Babani,Edvin D’Rama,Erion Caligula……dhe afro 305 bandite te tjere,qe jan larguar nga zyrat shtetrore nga
      presioni i aleateve perendimore dhe denoncimit te opozites.E vetmja Qeveri mafioze ne Bote.

  2. India grup says:

    Ky esht nje nga ata miqt e Gjiknurit

  3. Zigur Qarri says:

    725 milionë dollarë,jo pak,mund te bleshe pa problem te gjith Qeverine e”rilindjes”.
    Hiteshkumar Patel i kërkuar për mashtrim me shuma të mëdha ndaj një banke në Delhi, prej të cilës janë përfituar 725 milionë dollarë,
    Shqipëria i dha azilin politik?Dy të kërkuarit Chetan dhe Nitin Sandesara, jo vetëm që u pajisën me pasaporta shqiptare, por njëri prej
    tyre, Nitin Sandesara, u emërua si konsull nderi ne Nigeri?Mos jan gjë kusherinjt e Damian Gjinkurit!?
    Dhe debiliat e”rilindjes”,nuk duan ta besojn,se Shqiperia qeveriset nga nje organizate mafioze. Indiani u emërua si konsull nderi ne Nigeri!

  4. shkrim i varfer... says:

    Pse nuk e shkruani me sakte e me te plote : ??
    – pse nuk e shkruani se kush eshte biznesmeni dhe politikani qe i hapen dritat jeshile ketyre mashtrusve dhe çfare interesash te tjera fshihen …??

  5. Edlira says:

    Mireserdhe ne Shqiperi!

    C’u be se na u shtua edhe nje maskara me shume…

    Ketu maskarenjte bejne “hajer”,duartrokiten dhe bejne karriere politike,keshtu qe krijo nje parti dhe ti,sic kane krijuar Maskarenjte tane te lavdishem!

  6. Denis says:

    Shume shpejt do ta shohim deputet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje