Janë zbuluar të tjera detaje nga ekzekutimi i djeshëm me snajper i Kastriot Reçit në qendër të qytetit të Rrëshenit.
Sipas burimeve, vrasësi përpara se të kryente ekzekutimin me snajper, ka shkuar në katin e fundit të një pallati, i cili ishte i pabanueshëm, pasi të zotët e shtëpisë nuk jetonin në të.
Mësohet se ai e ka hapur derën me forcë dhe në atë shtëpi ka qëndruar derisa ka kryer vrasjen.
Ndërkohë, janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në qytetin e Rrëshenit.
Bëhet me dije se ende nuk ka filmime qe tregojnë vrasësin me maskë teksa lë në tokë snajperin.
Por ka filmime me interes për hetimin nga dy kamera sigurie që lidhen me identifikimin dhe zbulimin e dy mjeteve, por edhe të një personi.
Mësohet se pas kqyrjes së detajuar në shtëpinë e braktisur ku ka qëndruar vrasësi, ka shpresë të dilet në konkluzione nga disa gjurmë biologjike.
Pista e vetme ngelet vetëm ajo e hakmarrjes.
Kastriot Reçi, deri në vitin 2018, sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive, ka qenë aksioner në televizioni lokal “Media +”, por që në atë kohë i është hequr licenca me vendim bordi.