Kërkesë urgjente: Plotësoni SPAK. Në radhë në listën për t’u zgjedhur, Elisabeta Imeraj dhe Anton Martini

7 Janar 2020, 20:57Kronika TEMA
Kërkesë urgjente: Plotësoni SPAK. Në radhë në

Elisabeta Imeraj

Kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë të përfundojë pushimet dimërore do të duhet që sërisht të merret me një çështje prioritare siç është SPAK.

Një kërkese e kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja që lidhet me strukturën e Prokurorisë së Posaçme pritet të mbledhë anëtarët e qeverisë së akuzës në datën 15 janar.

Prokuroria e posaçme SPAK vazhdon te jete me tete prokurore të emëruar dhe dy të komanduar. ndërkohë që kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja i  kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë plotësimin e vendeve vakante duke i dërguar një shkresë

Siç thonë burime të sigurta të Top Channel, SPAK kërkon plotësimin edhe me dy vende të tjera të prokurorisë antikorrupsion, pas vakancës së krijuar nga largimi i besnik Muçit dhe Ndini Tavani, të cilët teksa ishin të listuar si prokurorë të SPAK dhanë dorëheqjen nga ky pozicion, më pas ata u shkarkuan edhe nga vettingu.

Çelja e garës nga ana e KLP do t’u japë sërisht mundësi prokurorëve të konkurrojnë, ndërkohë që nga lista e KLP presin ende vettingun Elizabeta Imeraj dhe Anton Martini.

Anita Jella dhe Doloreza Musabelliu janë konfirmuar në detyrë por nuk mund të emërohen pa kaluar afatet e apelimit të vettingut.

Numri i pakët i prokurorëve të SPAK mban peng ndërkohë mos ngritjen e dy departamenteve atë të hetimit të korrupsionit dhe të hetimit të krimit të organizuar, të cilët do të jenë të ndarë nga njëri-tjetri.

Ndërkohë sipas një kontrate të firmosur me Ministrinë e Brendshme, kanë nisur punimet në katin e tretë të godinës së SPAK, aty ku do të vendoset Byroja Kombëtare e Hetimit.

Shumë qytetarë të pakënaqur nga drejtësia kanë dorëzuar kallëzime penale pranë SPAK, shumica e të cilëve ankohen për çështjen e pronave duke hedhur dyshime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje