Vrasja në Mallakastër, të afërmit tregojnë detajet tronditëse: Kanë pirë kafe dhe e kanë mbytur me shall

7 Janar 2020, 19:56Kronika TEMA

Një ngjarje tragjike është shënuar me datën 5 në Mallakastër dhe është zbuluar ditën e sotme.

Tre të rinj kanë vrarë një grua 50 vjeçare, pasi kanë pirë kafe në shtëpi shprehen të afërmit.

Lazër Saliaj kunati i viktimës, tregon se:

“Sipas informacioneve ata kishin pirë kafe, dy persona, pasi dy filxhana kishte.

Si duket ajo i ka pranuar brenda pasi i ka njohur.

Ata e kishin kthyer shtëpinë përmbysur ku kishin kontrolluar edhe tek gjërat më intime.”

Ndërsa kunata Mjaftoni Saliaj është shprehur se ata e kanë mbytur me shall dhe më pas e kanë lidhur.

Ajo shton se djali që ka kryer krimin dhe është edhe i afërm i tyre është djalë i keq, teksa babain e ka në burg për drogë.

Gjithashtu shprehet se midis familjeve ka pasur konflikte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje