Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përcjellë një tjetër mesazh sa i përket ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.
Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.
Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK.
Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”, nënvizon ambasada. (TemA)
Vendosjani Trapit tuaj, pastaj ketyre hajduteve tane Sali, Ilir, Edi&co. Vidhni gjithe boten dhe na cani trapin duke shitur moral.
Kjo video eshte per kujtese te kryehajdutit te Europes,Ilir Meta.Kur them kryehajdut,nuk bej shaka.Mund te kete hajdute qe ne vlere monetare te kene vjedhur me shume,por nuk ka arritur te behet president.Prandaj me siguri ne Kongresin e pare te hajduteve te medhenj qe do te mblidhet se shpejti ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane,perballe presidences,,Ilir Meta do te zgjidhet….Kryehajduti i Europes.