Sulmet iraniane mbi bazat e SHBA, ministria e Mbrojtjes: Nuk kemi efektivë në Irak

8 Janar 2020, 13:06Kronika TEMA

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk kanë efektivë në Irak.

Njoftimi u bë pas sulmit nga ana e Iranit në dy baza amerikane në Irak.

Trupat amerikane në Irak u goditën nga disa raketa balistike dhe kjo u konfirmua edhe nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA.

Televizioni shtetëror iranian tha  se sulmi është një hakmarrje pasi komandanti i lartë i vendit Qasem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje