Mesazhi i Ramës me fjalët e Shën Agustinit: Mllefi është si të duash të vrasësh tjetrin duke e pirë helmin vetë

10 Janar 2020, 10:33Sociale TEMA
Mesazhi i Ramës me fjalët e Shën Agustinit: Mllefi

Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm fjalët e Shën Agustinit, në rubrikën “Fjalët e Shenjta”, që nisën si apel solidariteti pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Mllefi është si të duash të vrasësh tjetrin duke e prië helmin vetë”, tha sot kryeministri Edi Rama, duke cituar Shën Agustinin.

Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore.

Shën Agustini (13 nëntor 354 —28 gusht 430) ishte filozof, peshkop, teolog, doktor i kishës dhe shenjtor i kishës katolike.

Ai është shenjtori mbrojtës i Urdhrit fetar agostinian dhe i disa vendeve. Vepra e tij e njohur “Confessiones”, (“Rrëfimet”) quhet shpesh vetë-jetëshkrimi i parë perëndimor dhe lexohet ende nëpër botë.

1 komente në “Mesazhi i Ramës me fjalët e Shën Agustinit: Mllefi është si të duash të vrasësh tjetrin duke e pirë helmin vetë”

  1. Pyka says:

    O Edi,të kanë zgjedhur shqiptarët për te bërë k/ministrin,ke premtuar se do të bësh shtet……..se fjalët thuhen në vëndin dhe kohën e gabuar bëhesh……..Nuk e di pinoku i vogjël,si eshtë?Bëj të fala!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje