SONDAZHI/ Bashkimi Kombëtar: Në Shqipëri e duan më shumë se në Kosovë, prezantohen të dhënat e hulumtimit

9 Janar 2020, 13:01Sociale TEMA

Dy organizata prezantuan të dhënat e hulumtimit ‘Shqipëri – Kosovë, Dekonstruktimi i idesë së bashkimit – Perceptimet e qytetarëve për bashkëpunimin mes dy vendeve’ i publikuar këtë javë.

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) kanë publikuar hulumtimin i cili jep përgjigje disa prej çështjeve me interes në Kosovë dhe në Shqipëri si p.sh.: distanca sociale, imazhi për fqinjët, integrimi evropian, bashkëpunimi rajonal, perceptimi dhe stereotipet ndaj njëri-tjetrit, qëndrimi ndaj bashkëpunimit zyrtar të dy vendeve si dhe qëndrimi ndaj bashkimit eventual kombëtar.

Raporti thotë se vizitat e ndërsjella mes qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë janë shtuar dukshëm, sidomos pas çlirimit të Kosovës dhe ndërtimit të Rrugës së Kombit.

Por, qytetarët e Kosovës e vizitojnë Shqipërinë dukshëm më shumë se sa e vizitojnë qytetarët e Shqipërisë Kosovën.

Sipas hulumtimit në të dy vendet, 88.7% e shqiptarëve të Kosovës kanë vizituar Shqipërinë, ndërkohë që vetëm 31.6% e qytetarëve të Shqipërisë kanë vizituar Kosovën, thuhet në raport.

Sa i përket njohurisë së njëri tjetrit raporti thotë se shqiptarët e Kosovës kanë bindjen se e njohin më mirë Shqipërinë, se sa qytetarët e Shqipërisë e njohin Kosovën.

Një gjë të tillë nuk e dëshirojnë 16% e të anketuarve në Shqipëri dhe Kosovë. Nga ata që nuk e dëshirojnë bashkimin kombëtar, vërehet një refuzim më i madh në zona urbane, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Për nga shtrirja gjeografike, të anketuarit në rajonin e Prishtinës janë në shkallë më të madhe kundër bashkimit kombëtar, kurse në Shqipëri janë të anketuarit e zonës qendrore thuhet në raport.

Më tutje në raport, të pyetur nëse do të ishin të gatshëm të paguanin një taksë e cila mundëson bashkimin kombëtar, gatishmëria bie, ku 29.5% e të anketuarve në Shqipëri do të ishin dakord me një taksë të tillë dhe 43.5% e të anketuarve në Kosovë.

Në pyetjen se nëse do të mbahej një referendum për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm, ju personalisht si do të votonit?, të ankëtuarit në Shqipëri 74.8% janë pro, ndërsa 17.7% janë kundër.

Ndërsa në Kosovë pro janë 63.9% dhe kundër janë 16.7%

 

Edhe qytetarët e Shqipërisë në masë të madhe pajtohen se shqiptarët e Kosovës kanë njohuri më të mëdha për Shqipërinë, se sa anasjelltas.

Sa i përket dëshirës së realizimit të bashkimit kombëtar, 63% e të anketuarve në Shqipëri dhe 54% e të anketuarve në Kosovë deklarohen se dëshirojnë që bashkimi kombëtar të realizohet.

“Nga ata që janë kundër bashkimit në një shtet, arsyet janë të ndryshme. Arsyeja më e shpeshtë që është përmendur nga të anketuarit shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë ka të bëjë me bindjen se si dy shtete Kosova dhe Shqipëria funksionojnë më mirë. Një pjesë e konsiderueshme e atyre që kundërshtojnë bashkimin në një shtet këtë e bëjnë edhe nga bindja se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë dallime në kulturë dhe traditë. Por të pyetur se çfarë mendojnë se si do të votonin në një referendum të tillë familjarët dhe miqtë e tyre, të anketuarit shprehen më skeptik sa i përket votës ‘pro’ bashkimit, duke menduar se familjarët, shokët dhe miqtë do të votonin në shkallë më të ulët për bashkim (59% në Shqipëri dhe 47% në Kosovë)” thuhet në raport.

 

Për shqiptarët e Shqipërisë të cilët besojnë se bashkimi kombëtar është i mundshëm, bashkësia ndërkombëtare shihet si faktor kryesor që mundëson bashkimin.

Kurse për shqiptarët e Kosovës faktor kryesor që mund të realizoj një skenar të tillë shihet lidershipi në Kosovë dhe Shqipëri.

Por edhe ata që mendojnë se bashkimi kombëtar nuk mund të ndodhë, faktorin ndërkombëtar e shohin si pengesë kryesore, si të anketuarit në Shqipëri, ashtu edhe ata në Kosovë.

Si pengesë e dytë kryesore për bashkimin kombëtar të anketuarit në Shqipëri e shohin kundërshtimin e Serbisë, kurse të anketuarit në Kosovë i shohin shtetet e rajonit në përgjithësi.

Nga ata që besojnë në bashkimin kombëtar, pjesa më e madhe e të anketuarve në Kosovë besojnë se kjo do të ndodhë brenda pesë viteve (39% e të anketuarve), kurse të anketuarit në Shqipëri më shumë besojnë se kjo mund të ndodhë brenda dhjetë viteve të ardhshme.

“Shqiptarët e Kosovës besojnë se bashkimi mund të ndodhë brenda pesë viteve të ardhshme, përderisa shqiptarët e Shqipërisë besojnë se kjo mund të marr më shumë kohë” thuhet në raport.

Ajo çka lë pështypje në raportin e KFOS-it dhe OSFA del se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri i kanë të përbashkëta hallet e tyre.

Shumica e shqiptarëve të anketuar në të dy anët e kufirit besojnë se shëndetësia është më e zhvilluar në Shqipëri se sa në Kosovë, por shqiptarët e Kosovës kanë vlerësim më pozitiv për shëndetësinë në Shqipëri (63% e të anketuarve) se sa shqiptarët e Shqipërisë (46%).

Njësoj, shumica e të anketuarve shqiptarë në të dy vendet vlerësojnë se arsimi është më i zhvilluar në Shqipëri se sa në Kosovë. Të anketuarit në të dy vendet besojnë se Shqipëria ka potencial më të madh për zhvillim në fushën e turizmit.

Të anketuarit në të dy vendet vlerësojnë se sporti është më i zhvilluar në Kosovë, ashtu siç mendojnë se mirëqenia e banorëve të Kosovës është më e mirë. Sa i përket respektimit të ligjit, po ashtu qytetarët e të dyja vendeve vlerësojnë se ligji respektohet më shumë në Kosovë.

Ndërsa, qëndrime të kundërta shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës mbajnë sa i përket zhvillimit të kulturës, respektimit të të drejtave të grave dhe lirisë së fjalës, ku të anketuarit vlerësojnë se këto janë në një pozicion më të mirë në vendin e tyre.

Për sa i përket zhvillimit ekonomik, të anketuarit mendojnë se vendi tjetër ndodhet në nivel më të mirë të zhvillimit ekonomik se sa vendi i tyre.

Të pyetur mbi perceptimin e korrupsionit në Kosovë, shqiptarët e Kosovës kanë tendencë të vlerësojnë se korrupsioni është më i lartë në Kosovë se sa në Shqipëri, përderisa shqiptarët e Shqipërisë në masë më të madhe e nuk pajtohen me këtë konstatim. Raporti eshte publikuar ne Kosove nga Telegraf.

Top Channel

9 komente në “SONDAZHI/ Bashkimi Kombëtar: Në Shqipëri e duan më shumë se në Kosovë, prezantohen të dhënat e hulumtimit”

  1. Drenicak says:

    Normalisht shqiptarët në Kosovë çdo vit më shumë do jen me anti shqiptar sepse feja islame është pengues për atëdhe dashuri.
    Në Kosovë të gjitha gjamit të janë të finasuara në Rusia dhe Serbia por edhe nga Turqia dhe si pasoi po dobësohet shumë të qenit shqiptar.

    1. Undefined Sunitus i Verteti says:

      Lajmi per bashkim perhapen vetem nga propagandistat ne pushtet por realitetii flet ndryshe.
      Pse kush ju tha juve arnauteve qe kosovaret duan te bashkohen me Shqiperine ?!
      Ata jane gati ne cdo kohe ti bashkohen Turqise ? dhe Komanar Erdoganin dhe kurre me Shqiperine e pa fe ose gjysmen serbe/ greke sic thone koqevaret.
      Kur do ta kuptoni se jane te gatshem te luftojne dhe bashkimin me Shqiperine e pa fe sdo ta pranonin kurre se vellain ortodoks e katolik shqiptar nuk do ti duan kurre se jane grek/serb.

  2. SHKELZENI says:

    NUK MUNDE TE THUASHE QE KOSOVARET NUK DUAN BASHKIM KOMBETARE NDOSHTA % ESHTE ME MADHE SE TE NE POR GAZETARE, ANALISTE SHQIPFOLES BASHKPUNTORE TE BEOGRADIT SI BERAT BUZHALA ME KOMPANI QE ME INFLUENCEN E TYRE NE STUDIO TV I KANE DERGUAR MESAZHE KOSOVARVE QE MOS TE PRANOJNE BASHKIM KOMBETARE PASI DO T JU KONSIDEROJNE SI NJEREZ TE DORES SE DYTE TE PERBUZUR E TE TJERA ANTI SHQIPTARIZMA TE TIPIT BUBUZHELI .
    NDERSA TEK NE SHQIPERI NUK EGZISTOJNE GAZETARE E ANALISTE TE TILLE NUK KA NJE PROPOGANDE ANTI KOSOVARE NEPER STUDIO TV DHE NORMALE % PER BASHKIM ESHTE ME E MADHE .
    NESE E GJYKOJME DREJTE NE NJE BASHKIM ESHTE KOSOVA QE FITONE NDERSA SHQIPERIA HUMBET .
    KU FITONE KOSOVA :
    E PARA MER FUNDE KALVARI ME NJOHJE ME EUROPEN ME VIZA ME NATO DHE NGA 10 MIJE KM 2 SHKONE NE 40 MIJE KM 2 .
    KU HUMBET SHQIPERIA :
    KOSOVA KA SHUME MINORITETE GJE QE NESER DO TE SJELLI PROBLEME NDERKOMBETARE SI GJUHA FEJA E TE TJERA .
    MENTALITETI KOSOVARE NUK EDHTE I NJEJTI SI JONI
    SHOQERIA ATJE ESHTE POTHUAJSE FEUDALE PLUS VARFERISE PA PUNESISE QE MBASE BASHKIMIT SHTOHEHEN SE ESHE SHQIPERIA NUK ESHTE KU DUHET .NE NJE REGERENDUME UNE DO VOTOJA KUNDRA PASI PER MOMENTIN KOSOVA NUK ESHTE GATI NDOSHTA ME VONE KUR SHOQERIA ATJE TE JETE ME E ZHVILLUAR DO TE ISHA PER NJE( PO )

  3. kodrasadikit says:

    Klasa politike e Shqipnise dhe e Kosoves jan klasa te dobeta e te cofta te cilat po e vjedhin popullin e shkrete te Kosoves dhe te Shqipnise .. Aleancat antikombetare te Rames e Thaqit dhe shum veprime tjera e shum mbrapshti te ketij lloji i ftohin rapaprortet mes nesh ..Perkundrazi populli i thjeshte qe bukes i thone buke e ujit uje dhe gjuha shqipe eshte e shenjte per ne ..Paramendoni tek ne Kosove konkretisht ne fshatin tim njerezit e lenin amanet qe vorrosemi ne koder te fshatit prej kah shifet nji pjese e Shqipnise sepse enderre e shpresa e tyre dhe e qdo Kosovari ishte dhe eshte bashkimi me Shqiperine nene..Bashkimin se done vetem laramanat e tradhtaret qe e shesin shpirtin per nji zalloge ose per nji rregezine nese e dini se qka eshte rregzina e zeze si futa siq eshte shpirti i tradhetareve qe punojne per Serbi ,per Geqi e per qarqe jashte interesave tona te kombit …

  4. ShMIL GURRA says:

    GJITHË LUFTA ATDHETARE në TOKAT SHQIPTARE jashta administrimit politik ShqiPËRi, në shekujt 19, 20 e në vijim e ka për motor BASHKIMIN KOMBËTAR.
    Prishtina ka qenë bërthama, me një pjesë, e burokracisë TITISTE proJUGOSLLAVE, pos identifikimit emërtor -gjuhësor SHQIPTARË – SHQIP, kanë fare pak integritet e dinjitet kombëtar SHQIPTAR.
    SHQIPËRI – DASHURIA dhe DHIMBJA JONË!

  5. katarakti says:

    Bashkimi kombetar eshte mision më i rendesishem per kombin shqiptar. Madje bashkimi kombetar vjen shume para Bashkimit Europian. Shumica derrmuese e shqiptareve ne te dy anet e kufirit jane per kete bashkim. Ne Shqiperi ka njerez qe friksohen nga nje bashkim i tille. Kryesisht jane mbeshtetesit e Janullatosit, por edhe te tjere per shkaqe fetare. Ose antikombetare. Ne Kosove jane mbeshtetesit e Rugoves dhe titistet e LDK-se qe jane kunder bashkimit kombetar.

  6. Iliria e bashkuar says:

    O te cuditshem, ska nevoj per sondazhe dhe referendum. Shqiptaret nuk u ndan vet por I ndahu Europa me Sllavet.

  7. Malitomorrit. says:

    I dashur kodrasadikit.
    Kuptoj qe je patriot dhe per kete kam respekt. Megjithate do te kujtoj se edhe Rama dhe Thaci jane patriot po aq sa ty, por me vizion me te gjere. Bisedimet qe deshtuan, i dashur kodrasadikit ishin plan i Amerikes. Kundra ishte Gjermania, sepse nuk donte te hapej problemi i Bosnjes dhe nga ana tjeter ajo e do Evropen per vehte dhe eshte kundra influences Amerikane dhe Ruse ne Evrope.
    Marreveshja me shkembime teritoresh, nuk ishte ne humbje tonen. Hajredinaj u tregua naiv dhe e hodhi planin ne ere. Hajredinaj u mbeshtet ne shumicen e shqiptareve te Kosoves dhe kjo dhe vetem kjo e beri Ameriken te terhiqej.
    Historia mund te vazhdoje gjate por ne asnje menyre nuk kemi te bejme me tradheti te Hashimit apo Rames. Edhe une personalisht e mbeshtes arritjen e marreveshjes, dhe konsideroj se ajo mbeshtetet nga pjesa me e avancuar e shqiptareve.
    Ne Shqiperi Hajredinaj u mbeshtet nga Saliu, nje figure tashme e dyshimte ne lidhjet me Serbine dhe armik me Amerikanet….
    Perfundimisht mendoj qe mosnenshkrimi i marreveshjes qofte dhe me shkembim territoresh, ishte gabim. Ishte nje shanc qe vjen nje here ne jete dhe ajo u doq nga ata qe patriotizmin e kane si pasaporte per perfitime personale….

  8. beni says:

    Ne Kosove akoma deri ne tash nuk ka nje kryeminister apo President katolik,atehere per se te bashkohemi qe te Dominoj islami?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje