Historia e trishtë e Jozefina Topallit: Kur po lindja vajzën, tek rruga përballë po kalonte arkivoli i babait tim

8 Janar 2020, 20:51Sociale TEMA
Historia e trishtë e Jozefina Topallit: Kur po lindja vajzën, tek

Në emisionin “Rudina”, këtë pasdite ishte e ftuar politikania e njohur Jozefina Topalli. Ajo është e martuar me Ndoc Topallin dhe kanë dy fëmijë, vajzën Megin dhe djalin Genarin.

Vajza Megi është bërë nënë e një djali të quajtur Nikolas në 16 gusht të vitit 2019. Gëzimi dhe lumturia në familjen e saj është e madhe dhe Nikolasi është një bekim dhe dhuratë nga Zoti, që i ka bërë ditët e tyre edhe më të bukura.

Është një gëzim dhe një emocion shumë i veçantë, është një dhuratë e Zotit dhe unë e ndjej veten e privilegjuar që po shoh fëmijët e fëmijëve të mi. Djali i vajzës është kënaqësia dhe dashuria e madhe në familjen tonë”.

Në studio, Topalli tregon se ka përjetuar gëzim dhe dhimbje kur ka sjellë në jetë vajzën e saj, Megin, sepse babai i saj kishte ndërruar jetë dhe arkivoli i tij kalon para maternitetit ku ajo po lindte.

Unë kur kam lindur Megin kam pasur edhe një histori të veçantë në fakt dhe kjo ka qenë arsyeja që nuk kam qenë shumë e qetë. Sepse ditën që ka lindur Megi është bërë varrimi i babait tim. 

Domethënë lindja është përshpejtuar për shkak se disa orë më përpara më vdiq babai. Dhe kujtoj që kur unë po lindja, kur Megi po lindte në maternitet, tamam tek rruga përballë maternitetit po kalonte arkivoli, kështu që ai ka qenë një moment me emocione tepër të forta, sa dhimbje aq edhe gëzim. 

Por e di Rudina që këto ngjarje tepër të veçanta, që asnjeri nuk do donte t’i ndodhnin në jetë, të shënjojnë fort dhe të bëjnë të mendosh më shumë mbi jetën, gëzimin e një buzëqeshjeje, mbi rëndësinë e përqafimit brenda familjes, mbi rëndësinë e mirëkuptimit brenda nesh. 

Sepse në fund të fundit, jeta është një spektakël i vërtetë dhe nuk duhet të humbim asnjë çast nga çdo ditë që ne e jetojmë atë”.

Topalli rrëfen edhe momentin kur ka mësuar për ardhjen në jetë të nipit të saj. Emocioni dhe gëzimi ka qenë i madh, aq shumë sa ajo nuk i ka mbajtur dot lotët:

Atë ditë u ngatërruan përsëri gjërat. Unë kam marrë nënën nga Shkodra dhe e mbaj në apartamentin tim në Tiranë dhe kujdesem për të, sepse është shumë e sëmurë. 

Ajo në përgjithësi është në shtrat dhe ne përpiqemi ta marrim dhe ta vendosim në karrocë, por nuk lëviz.

Dy ditë përpara filloi i hipi temperaturë e madhe, mjekët nuk dinin çfarë të bënin dhe thanë të bënim analizat. Ndërkohë që Megi u shtrua në maternitet, unë po vrapoja në spital për të bërë analizat për nënën. 

Pastaj meqë analizat dolën mirë kam vrapuar në maternitet, kam shkuar 2-3 orë para se të lindte dhe kujtoj telefonatën.

Ishte një doktoreshë, më mori në telefon, por nuk më foli ajo, më nxori zërin e një fëmije që po qante dhe unë fillova të qaja bashkë me të. Ishte gjëja më e bukur”.

 

12 komente në “Historia e trishtë e Jozefina Topallit: Kur po lindja vajzën, tek rruga përballë po kalonte arkivoli i babait tim”

  1. KL says:

    Jozefina Topalli edhe ne lindje, edhe ne vdekje, edhe ne semundje eshte nje yll! Na cudite o Jozefina me keto brockulla, qe as Enveri nuk i ka keputur. Na le goje hapur qe nga koha kur the :te kap prej zhelesh dhe te nxjerr jashte. Te dhimset bytha jote por nuk ke pyetur per te tjeret…

  2. Bledi says:

    Kjo paska bere veze te kuqe
    Çfare vuajtjesh
    Ti krahasosh me vuajtjet e njerezve te thjeshte aty e kupton qe kjo eshte 1 heroine

  3. Titi says:

    KL rri urt se do vi aty te kap prej zheleve e te nxjerr perjashta!

  4. Titi says:

    Jozefina eshte 100% misherimi i politikes se qelbur te bere nga Saliu dhe PD-ja ku dominon injoranca,arroganca,padituria,servilizmi dhe kriminaliteti.

  5. super duper says:

    Tribale, provinciale, katunare, rurale thellë në kockat e sajë, Përpiqet të komunikojë modernitet e qytetari, por sa mē shumë përpiqet aq më shumē mban erë qëllimi i maskimit. Xhozefina është thellësisht banale në formulën e sajë. Në pyllin e egër shqiptar ajo është një kafshë e zakonshme.

  6. koli says:

    Kjo eshte fakt tragjik dhe shpresojm qe zonja te kete bere paqe me te.
    Megjithate, fakti qe u bere bashkpuntorja e komunistit me te yrryer qe ka krijuar ky vend, agjentit te serbise sali berisha nuk ju nderon dhe nuk ju rregullon biografin.

  7. Spiro says:

    Tashi do e permbysi Lulin kjo! E sigurt! Ca koh dilte foto me qenin! Tani ka kap kte beben dhe nxjerr foto me na mallengjy krejt.
    Gjith diten ne kafe tu sha Lulin demek me rol politikanje, se ashtu perzehet Luli ne fakt!
    Edhe ne dark bo si gjyshe sexy.
    Aman o Jozi pash Zotin, po gjyshe jan gjith gjyshet moj. Ca ke te vecant ti si gjyshe? Ku o lajmi ktu? Lajm se kur po lindje ti gocen t kish vdek baba.
    Muhabete plakash ne kafe. Por ti vazhdo. Se kshu do rrxosh Lulin e sigurt. Fundja ai nuk esht gjysh. Dhe s bohet dot as gjyshe çësht me e rendsishmja.
    Vazhdo Jozi vazhdo. Nxija jeten Lulit tu dal ne tv e tu tregu kujtime plakash.

  8. BRSS says:

    O MERO PO JEP NJE LAJM PERSEMBARI ÇA PO NA HYN NE PUNE HISTORIA E KESAJ BUÇES NXIRRNI KETA SURRETER QE NUK I SHIKOJM DOT

  9. Qifto Qinani says:

    S ka nanji gjo me.
    Ndrrimi i brezave.
    Lenia e stafetes ke me t rinjt.
    Darwinijane kjo gje..
    S ka pse politizohet.

  10. Olimpia says:

    Mero,dyshja Topalli-Dade Jane bere si shtrigat e Makbethit.Jo per faktin se Jane kunder Bashes apo Rames.Te jesh kunder Bashes eshte gjeja me idiote ne bote,sepse Basha eshte nje lolo i dobishem i komanduar nga Berisha.Nderkohe kunder Berishes nuk guxojne te dalin ad ATA qe kane lindur ne vitet 90 dhe qe do te duhej te ndaheshin perfundimisht nga anarkotribalizmi berishist qe shkaterroi strukturen ekonomike ,arsimore ,shkencore dhe moralin e shoqerise. ..
    .Por te jesh kunder Rames nga pozitat e Dades eshte njesoj si te kerkosh kthimin e kohes prapa…Une shpresoj ne konkurencen ndaj Rames,por nga mendje te reja te te majtes,te frymezuara nga veshtrimet moderne kritike ndaj kapitalizmit te shekullit te XXl te Piketty dhe liderve qe po sjellin fryme te re ne te majten perendimore,pas dominimit te hiperliberalizmit te eger qe ka thelluar pabarazite shoqerore..
    Nderkohe Mero ,duke u marre me ketà personazhe te konsumuar,po konsumon edhe vete nivelin deri diku te vecante te gazetes.

  11. FLUTURA says:

    Nuk i gjykoj njerezit nga sjellja ne te shkuaren. Koha dhe njerezit ndryshojne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje