Xhelozia ekstreme e bashkëshortit, rrëfimi tronditës i 26 vjeçares live: Kam dashur të vras veten dhe fëmijët

8 Janar 2020, 16:23Sociale TEMA

Një nënë 26-vjeçare ka treguar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, marrëdhënien e komplikuar dhe xhelozinë e bashkëshortit të saj. Ajo ka rrëfyer se burri prej 6 vitesh, e ka dhunuar psikologjikisht duke e ofenduar me fjalë banale. Xhelozia ekstreme e tij e ka detyruar madje të tentojë të vrasë veten dhe dy vajzat e mitura, 3 dhe 4 vjeç.

E gjendur pa asnjë zgjidhje, pa asnjë përkrahje nga prindërit e bashkëshortit dhe në një gjendje psikologjike tepër të rënduar, për shkak të xhelozisë pa shkak nga ana e bashkëshortit, 26-vjeçarja tregon se ka tentuar madje të vrasë veten dhe dy vajzat e mitura, 3 dhe 4 vjeç.

Ti kërkon të ndahesh?

Të paktën të ndahem, që t’ju lidh fëmijëve ndihmë ekonomike ose diçka, se atje ku jam s’ka as kopësht.

Kaq e madhe është shtypja që ti s’e përballon dot?

Thuajse 6 vjet që ishte martesa ime, prindërit e mi njëherë në dy –tre muaj vinin atje, vetëm nga këto fjalë, xhelozi për gjithë njerëzit. Sa njëherë ka ardhur djali i dajës nga Gjermania dhe ai ishte atë kohë në Greqi dhe e marr në telefon i them kshu kshu dhe më thotë: Se mos flesh me djalin e dajës sonte? Fjalët më ofenduese.

Më tej gjatë rrëfimit të saj, nëna e dy fëmijëve tregon që ka tentuar të vrasë veten dhe fëmijët.

Zonja X: Dy- tre herë kam tentuar të vras veten dhe i kam thënë do marr fëmijët dhe do vras veten. Shko bëje më thoshte po jo këtej, shko bëje nga prindërit e tu.

Si ke tentuar të vrasësh veten? Po vajzat ku do i lësh?
Bashkë me vajzat!

Ke tentuar të vrasësh vajzat dhe veten, po pse?
E shihja të pamundur!

Sa herë ka qenë ky momnet?

Dy herë. Njëherë kur kam qenë vetëm me gocën e madhe dhe njëherë kam qenë me gocën e vogël. Ka qenë 2 muaj e gjysmë. I thoja do i marr fëmijët dhe do hidhem në lumë se nuk mundem më. Shko më thoshte por jo këtej nga zona ime, shko bëje tek prindërit e t’u këtë gjë. (klan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje