Veliaj: Shkon në 205 numri i shërbimeve me Kartën e Studentit

8 Janar 2020, 10:39Sociale TEMA

2020 nis mbarë edhe për studentët e Tiranës, të cilët përfitojnë 205 shërbime me Kartën e Studentit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nënvizon se kjo kartë është marrë nga 30 mijë studentë, ku ofrohen 84 shërbime publike si dhe 120 shërbime private.

“2020 nis mbarë edhe për studentët e Tiranës, të cilët përfitojnë 205 shërbime me Kartën e Studentit. Vazhdojnë të shtohen shërbimet. Çdo qindarkë e kursyer vlen!

8 Universitete

30 Fakultete

30.000 kartëmbajtës

84 Shërbime Publike

120 Shërbime Private”, deklaron Veliaj.

Në çdo fakultet të çdo universiteti janë pozicionuar operatorë të cilët ndihmojnë në procesin e emetimit të kartës së studentit, duke nisur nga informacioni i përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës.

Karta është e rinovueshme, ka një barcode të caktuar dhe ofron akses në të gjitha institucionet apo subjektet, të cilat në ambientet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon “karta e studentit”.

Informacionet e nevojshme në lidhje me shërbimet përmes kësaj karte janë të aksesueshme në faqen web dhe në aplikacionin karta e studentit.

1 komente në “Veliaj: Shkon në 205 numri i shërbimeve me Kartën e Studentit”

  1. xhoxhi says:

    Ore Erjon mos shikoni kartat dhe shërbimet që i behen studentëve por shikoni se nëpër universitet nuk bëhet mësim por dashuri dhe sex….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje