Grindet me bashkëshortin dhe vetëhelmohet, nëna e tre fëmijëve rëndë në spital

8 Janar 2020, 18:55Sociale TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Tapi të rrethit të Kuçovës.

Një 60-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, pas një grindjeje të fortë me bashkëshortin e saj, ka shkuar në dhomë dhe ka pirë fostoksinë.

Shtetësja M. B është gjetur disa orë më vonë e shtirë në krevat dhe pa ndjenja nga vajza dhe dhëndri i saj.

Kanë qenë këta të fundit që e kanë transportuar gruan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet prej disa orësh në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas mjekëve të Repartit të Urgjencës në spitalin e Beratit ku ndodhet e shtruar, gruaja ka pirë fotoksinë dhe gjendja e saj është mjaf kritike.

Familjarë të 60-vjeçares tregojnë jashtë kamerave se ajo kishte prej kohësh grindje e debate me bashkëshortin,që pinte vazhdimisht.

Ajo është nëna e tre fëmijëve, një vajze dhe dy djemve. Këta të fundit jetojnë jashtë vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje