"Presioni" i Koresë së Veriut: S'ka rifillim të negociatave nëse SHBA nuk pranon të gjitha kërkesat

11 Janar 2020, 16:32Bota TEMA

Koreja e Veriut theksoi sot se nuk do të rifillonte negociatat me Uashingtonin për programin bërthamor nëse SHBA-ja nuk jep “marrëveshje të plotë” për kërkesat e saj.

Kim Kye Gwan, këshilltar i Ministrisë koreano-veriore të Punëve të Jashtme, cituar nga agjencia zyrtare KCNA, konfirmoi se Pheniani kishte mirëpritur letrën e Donald Trump që i dërgonte një urim për ditëlindje Kim Jong Un-it.

Por, ai paralajmëroi menjëherë se do të ishte “absurde” të shpresonte që Pheniani të rifillonte diskutimet vetëm sepse marrëdhëniet personale nuk ishin të këqija mes dy drejtuesve.

“SHBA-ja duhet tashmë të japë miratimin e saj të plotë për pikat e ngritura nga Pheniani gjatë diskutimeve të mëparshme mes dy vendeve”, konfirmoi ai.

1 komente në ““Presioni” i Koresë së Veriut: S’ka rifillim të negociatave nëse SHBA nuk pranon të gjitha kërkesat”

  1. Olimpia says:

    Me Korene e Veriut, qe Rama ,Meta dhe Berisha e permendin si idiote,me vend e pa vend,Trump sillet si burre shteti,nuk ben shaka.Po keshtu sillen edhe Putin,Xi Jiping etj…A Jane ne gjendje te kuptojne dicka politikanet tane kur nxjerrin idiotizma nga goja. ??? E fundit,Rama ne OSBE..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje