"Largimi" nga familja mbretërore, Meghan Markle nënshkruan një kontratë me "Disney"

12 Janar 2020, 15:27Lifestyle TEMA

Disa ditë më parë, Princ Harry dhe Meghan Markle njoftuan se do të hiqnin dorë nga statusi i tyre në familjen mbretërore, për t’u bërë financiarisht të pavarur.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga familja mbretërore me në krye mbretëreshën Elisabeth.

Ditën e sotme është zbuluar se Meghan Markle ka nënshkruar kontratë me “Disney”.

Sipas “The Times”, ajo nuk do të ketë asnjë përfitim nga kjo marrëveshje.

Meghan do të dublojë një ose disa projekte të tyre,  por të gjitha fitimet do të shkojnë për “Elephants Without Borders”, një organizatë që gjurmon dhe mbron kafshët nga gjuetia.

Pavarësisht largimit nga familja mbretërore, çifti u shpreh se do të jetë gjithmonë në mbështetje të plotë të Mbretëreshës Elizabeth, e cila sipas burimeve është tepër e zhgënjyer nga nipi i saj.

1 komente në ““Largimi” nga familja mbretërore, Meghan Markle nënshkruan një kontratë me “Disney””

  1. Beni says:

    U RRIT FEMIA U DHJE SHTEPIA.DJALE PALLOSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje