Raporti i ISP: Sesionin e kaluar, Rama votoi vetëm 21% të nismave ligjore

13 Janar 2020, 09:00Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka votuar vetëm 21% të nismave ligjore të qeverisë së tij. 

Sipas një studimi të Institutit të Studimeve Politike, votat pro të opozitës nuk e bëjnë të nevojshme praninë e tij në sallë për të kaluar ligjet. Gjatë sesionit të fundit plenar, kreu i qeverisë nuk ka marrë pjesë pothuajse në 4/5 e votimeve.  

I vetmi rast kur ka votuar kundër ka qenë ndaj nismës së Ilir Beqjes. 

Ajo që sipas institutit bie në sy gjatë 4 muajve të shkuar të aktivitetit parlamentar, është se mazhoranca, sipas rasteve, ka votën pro të 10-16 depueteve të opozitës. Kjo e fundit gjatë sesionit të shkuar u paraqit e përçarë përsa i përket mënyrës së votimit apo dhe problemeve në drejtim.

Ndërsa në radhët e mazhorancës, sipas raportit të ISP, janë 6 deputetë që kanë dalë jashtë urdhrave të grupit duke votuar kundër, lista kryesohet nga Bushati e Xhafaj. 

Në 4 muaj megjithatë, Kuvendi ka votuar më shumë akte normative dhe rishikim ligjesh sesa ligje të plota.  

1 komente në “Raporti i ISP: Sesionin e kaluar, Rama votoi vetëm 21% të nismave ligjore”

  1. ida says:

    Kush i çon ne parlament nismat ligjore!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje