Krahas përmirësimit në infrastrukturë, gjithnjë e më shumë kryeqyteti po pëson ndryshime edhe në mentalitet. Nëse për vite me radhë njerëzit kanë menduar vetëm për të zaptuar, tashmë shumë prej tyre janë të gatshëm që të sakrifikojnë diçka nga prona e tyre në të mirë të komunitetit ku jetojnë.
Një shembull qytetarie vjen pikërisht nga Haxhi Çaushi në zonën e Kasharit në kryeqytet. Ai ka dhuruar mbi 1400 metra katrorë tokë për komunitetin duke i hapur rrugë transformimit të gjithë kësaj zone e cila nga sot ka një bulevard që plotëson të gjithë parametrat dhe lehtëson ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.
“Dikush mund të thotë, ky ka qenë projekt më i lehtë. Nuk ka qenë projekt më i lehtë, kanë qenë njerëzit më dashamirës, por projekt më i lehtë nuk ka qenë. Ne jemi tek toka e Xhikes, por të donte Xhikja mund ta kishte bërë sherrin mullar, edhe mund të mos kishte falur asnjë rrënjë ulliri, edhe mund të mos na kishte lënë të bënim asgjë, e mund të na çonte në gjyqe, e mund të fishkëllente televizionet që të vënë gjoba, e mund të vinte partia x e y, edhe të bllokonte. Pra po të mos kishte dashamirësi, me prish punë është shumë kollaj. Me vënë stërkëmbësha është shumë kollaj, me bë ingriga është shumë kollaj, me sabotu është shumë kollaj. Duke gjetur një emërues të përbashkët, duke arsyetuar se çfarë është më e mira përtej gjësë tënde individuale, çfarë është më e mira për gjithë komunitetin. Kështu që falenderoj Xhiken, por kur them Xhiken se atë kam para syve, të gjithë banorët. Këtu secili la nga një copë trotuar, la nga një copë avlli, për të mundësuar këtë investim fantastik që ne kemi sot. Edhe jam shumë i lumtur”, tha Veliaj
Falë këtij gjesti qytetarie, Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës në zonën industriale Yzberisht-Kashar me gjatësi rreth 3 km e gjatë, me trotuare, ndriçim LED, sinjalistikë dhe vizime. Por gjesti i tij shkon edhe më tej. Krahas dhurimit të tokës, Haxhi Çaushi ka mbjellë për komunitetin edhe rreth 25 rrënjë ullinj.
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vazhdimisht i ka bërë thirrje komunitetit që të bashkëpunojë për të liruar pak nga hapësira, në mënyrë që t’i hapin rrugë projekteve zhvillimore të cilat jo vetëm transformojnë lagjen, por rrisin vlerën edhe të vetë pronës së tyre.
Bulevardi i Kasharit!
Bule….i Ka…..rit!
Bu…… i Ka….rit!
Ku ndodhet ky bulevard i Kasharit me emrin Migjeni,kur ne fakt eshte nje rruge 300 m,ndertuar jo per shetitore (bulevard),por per lehtesimin e trafikut me rastin e rikonstruksionit te unazes se re!
Po pse i thote “i Kasharit” Veliaj,kur Kashari eshte afer Vores,ndersa kjo cope rruge eshte tek Astiri?
Dhe ne qe banojme aty afer,kemi pare,qe firma ndertuese mund ta kishte mbaruar ate rruge qe nje vit me pare,sepse vjet gati nje vit,tere veres nuk u punua fare per arsyet e bashkise!
Ne se do te mburret se po ben investime per komunitetit,ky Veliaj,pse nuk futet nje here ne mes te pallateve 10 kateshe te Yzberishit prej 50 mije banoresh,ku shumica e rrugeve mes pallateve jane pa shtruar,plot balte e pluhur!
I ka grabitur banoret me taksa vendore dhe nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,lulishte,kende lojrash e sportive etj!
Ku i ke cuar milionat tona,z.Veliaj?
A do vije dita qe keto miliona t’i vjellesh per hunde?
Bravo, respekt për këtë qytetar të vërtetë.
U be si muhabet gjuetaresh… para ca kohesh u shkruajt per kete problem dhe u tha qe ka falur 2000 m2 toke… paska ra pazari..,