Turp që mungesa e vizionit të ca burracakëve i ka kushtuar kaq shumë muaj humbje kohe vendit

14 Janar 2020, 18:01Politika TEMA

Nga Ralf Gjoni 

Mirë se erdhët!

Ja pra që koha i jep hakun gjithsecilit dhe qartëson gjithçka! Kur vendosa të marr mandatin e deputetit, kisha në mendje pikërisht atë që ndodhi sot.

E dija se në 2020, vendi kandidat për BE nuk mund të sillej si një tribu në xhungël, e as si një bajrak i mesjetës, ku bajraktari apo shefi i tribusë është mbi ligjin, kushtetutën e përmbi institucionet. Ndaj dhe aksioni im i ka shërbyer mbajtjes në këmbë të institucionit të parlamentit.

Atë institucion të cilin sot PD dhe LSI e pranuan jo vetëm si legjitim por edhe si instrumentin e vetëm për zgjidhjen e krizës që ata vetë krijuan.

E pra, koha më dha të drejtë mua dhe kolegëve të mi. Tani le të mos t’a shpërdorojmë më, por të punojmë për të ndryshuar së pari sistemin zgjedhor.

Shqiptarët meritojnë Shqipërinë e tyre evropiane dhe detyra jonë është t’ia mundësojmë këtë aspiratë.

Turp që mungesa e vizionit të ca burracakëve i ka kushtuar kaq shumë muaj humbje kohe vendit. MJAFT! me tribalizma!

P.S. By the way – Mirë se erdhët përsëri në institucione kolegë…

1 komente në “Turp që mungesa e vizionit të ca burracakëve i ka kushtuar kaq shumë muaj humbje kohe vendit”

  1. h says:

    Ju jeni nje tufë të korruptuarish dhe degjeneratash që do bënit çfarëdo poshtërsie
    vetëm të vidhni për vete dhe të mashtroni popullin e mjerë dhe të pamundur.
    Asnjë shpresë,asnjë të ardhme,asnjë përmirësim.
    Askush nuk ju beson.As ps,pd,as p..satome.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje