"Tryeza me të gjitha palët për zgjedhoren", Damian Gjiknuri: Pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, diskutohet edhe sistemi

14 Janar 2020, 14:50Politika TEMA

Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se ulja në tryezë e PD-së dhe LSI-së erdhi si shkak i një marrëveshjeje që edhe opozita jashtëparlamentare të bëhet pjesë e procesit të reformës për të arritur një draft të dakordësuar nga palët për miratim në Kuvend.

Sa i përket ndryshimit të sistemit, Gjiknuri tha se është pjesë e punës së komisionit, por do t’i mbetet pritshmërive nëse arrihet konsensus i plotë edhe për këtë çështje.

“Sistemi është objekt i punës së komisionit, por do një dakordësi, por që nuk lidhet me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, tha ai, duke sqaruar se asistenca e OSBE-së nuk do të jetë për ndasi që lidhen me diskutimet për sistemin zgjedhor.

Gjiknuri la të kuptohet se kjo tryezë u arrit nga vetë palët, dhe jo me ndërmjetësimin ndërkombëtar. “Janë palët shqiptare në tavolinë, ndërkombëtarët e ndjekin me shumë vëmendje“, tha Gjiknuri.

1 komente në ““Tryeza me të gjitha palët për zgjedhoren”, Damian Gjiknuri: Pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, diskutohet edhe sistemi”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Show mediatik. Reformen zgjedhore sipas rekomandimeve te ODIHR-it e kishe miratuar edhe me vete opoziten parlamentare pa qene nevoja te “uleshit”. Jeni te gjithe te perlyer..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje