Bylykbashi e Vasili marrin përforcime për takimin e nesërm me Damian Gjiknurin

15 Janar 2020, 22:05Politika TEMA

Të enjten pasdite pritet të mblidhet për herë të parë Këshilli Politik. Ai u krijua të martën nga tryeza e PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdari si pjesë e opozitës parlamentare, për të arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Këshilli politik do të mblidhet në orën 17.00 të së enjtes dhe do të formohet me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesve të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament.

PD ka mbledhur aleatët për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre që do të marrin pjesë në këtë këshill. Nga opozita e bashkuar në Këshillin Politik do të jenë:

1- Oerd Bylykbashi;

2- Petrit Vasili;

3- Mesila Doda;

4- Fatmir Mediu;

5- Vangjel Dule.

1 komente në “Bylykbashi e Vasili marrin përforcime për takimin e nesërm me Damian Gjiknurin”

  1. Po nard ndoken pse nuk e merrni ? ajken e kombit shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje