Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili është caktuar nga LSI për tyrezën e reformës në drejtësi tha se nuk ka bashkëpunim me qeverinë. Ajo që ndodhi ditën e djeshme ishte vetëm ndarje përgjegjësish.
I ftuar në studion e lajmeve në Ora Neës, Vasili u shpreh se opozita bëri detyrën e saj në kushtin kryesor të Bundestagut gjerman që lidhet ne integrimin e vendit.
Petrit Vasili: Ne i kemi dhënë një përgjigje të qartë, një detyrimi të rëndësishëm të Bundestagut që lidhet me integrimin evropian, ku kishte mundësi hapësirë dhe detyrim që opozita të jepte kontributin. Opozita e udhëhoqi zgjidhjen e problemit me zgjidhjen që dha. PS ka një detyrë të madhe, që të plotësojë 8 kushtet e tjera për të cilat Shqipëria qëndron e bllokuar. Nuk ka bashkëpunim mes qeverisë dhe mazhorancës, ka një bashkëndarje përgjegjësish për një çështje të vetme që kishte të bënte me reformën zgjedhore që do të thotë vendosja e rregullave, për mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve që janë shërimi i shoqërisë.
Për Vasilin, agjenda e opozitës nuk ndryshon. Zgjedhjet janë zgjidhja e situatës.
Petrit Vasili: Zgjedhjet janë shërimi i vetëm dhe nuk ka asnjë bashkëpunim për këtë çështje, por ka vetëm zgjedhje që ndajnë situatën. Rregullat e garës, mënyra si vota e lirë të jetë e lirë ishin të turbulluara dhe besimi tek vota e lira kishte humbur.
“S’ka bashkepunim me qeverine,derdellit Vasili!
Si more teveqel nuk po bashkepunoni me qeverine kur te gjithe keni rene dakort qe te mos ndryshoni krimin e ndryshimit te Kushtetutes se2008 qe i beri kryetaret e partive kryesore diktatore dhe fitues te oerhershem te zgjedhjeve?
Se po te vihet sistemi proporcional kombetar me lista te hapura,asnje nga kryetaret e partive (pa llogaritur te tjeret) nuk fitojne ne zgjedhjet e ardheshme!