Pavarësisht pretendimeve të PD, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri mohon të ketë pasur ndërhyrje nga diplomatët e huaj për tryezën e përbashkët PD-PS-LSI, duke e quajtur një marrëveshje të mirëfilltë shqiptare.
“Dua të theksoj dicka, kjo është marrëveshje e mirëfilltë shqiptare, nuk ka pasur asnjë trysni ndërkombëtare që palët me patjetër të kishin marrëveshje, nuk ka patur asnjë rol ndërkombëtar që palët apo ndërkombëtarët të merrnin rol udhëheqës në këtë proces, përkundrazi kanë inkurajuar dialogun. Ajo cfarë u arrit është dialog i përbashkët, një reflektim i secilës palë për të gjetur mënyrë komunikimi për reformën zgjedhore”, tha Gjiknuri.
Takimi mes PD-PS është arritja e konsensusit politik për të dalë në një draft të vetëm, por për Damian Gjiknurin bashkëpunimi me dy opozita, një në parlament dhe një jashtë këtij institucioni është i vështirë.
“Kemi një opozitë që është në Kuvend dhe që ka vota, kemi një opozitë që ka vota popullore, njëra ka mandate kuvendi, tjetra përfaqëson elektorat të caktuar, kemi dy opozita me të cilat do na duhet të bashkëpunojmë me të dyja për të gjetur kompromisin e përshtatshëm. Natyrshëm është më e vështirë se në mënyrë bilaterale por politika është këtu për të gjetur kompromise”, shtoi Gjiknuri.
Por edhe nëse nuk do të kenë mbështetjen e të gjitha palëve, mazhoranca është e vendosur për të siguruar votat e mjaftueshme për kalimin e reformës zgjedhore.
“Unë nuk besoj se politika duhet të bëhet aq kokforte sa të vendosë kushte që po nuk miratove këtë, nuk të miratoj reformën zgjedhore. Pastaj ne natyrshëm si mazhorancë do bëjmë gjithcka kemi në dorë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, me të gjitha ato aftësi apo kapacitete, qoftë vota apo administrative që ka mazhoranca”, tha Gjiknuri.
Ndryshimi I reformes zgjedhore,riparimi I demit qe shkaktoi Berisha me Ramen,eshte garanci e zgjedhjeve demokratike.Njerzit duhet te vendosin ne se kanditati per ne kuvend eshte I pershtashem dhe vet kandidati do te tregoj punen e tij qe ti besohet vota.dmth sic ndodh kudo ne bote,nuk ka pse sistemi politik dhe ai zgjedhor ne Shqiperi te vazhdoj te eci ne shtigje te pashkelura.Kesaj radhe Gjiknuri dhe cdo Gjiknur tjeter duhet te mos paraqitet Me Djemte e Tij ne zgjedhje per te ushtruar dhune por te shpalos programin e tij e te partis qe perfaqeson se cfare do beje per zgjedhesit qe perfaqesojne .
Komentet nuk duhen marre personalisht dhe te bllokohen si nje mur mbrojtes ndaj preferencave politike.Kur cdo gje eshte kaq transparente mbajtja e kokes ne rere eshte e tepert dhe deshmon mungesen e argumentit.Asnje nuk ka te drejt te cenoj shprehjen e lire sidomos kur qellimi eshte interesimi per vendin Tim ,vendin Tuaj.Ju lutem mos bllokoni komentet perderisa keni pranuar informacioni on line !