Shqipëria largoi dy përfaqësuesit e Republikës Islamike të Iranit. Lajmi është konfirmuar përmes një postimi në facebook nga ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.
Minstri shprehte se dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.”- shkruan Cakaj. (TemA)
O Cakaj,nuk funksionon keshtu politika nderkombetare.. Te gjithe diplomatet e te gjithe vendeve te botes nuk Jane ATA qe deklarohen dhe nuk bejne ate qe thone.Por shkeputja e cdo lidhjeje diplomatike me Iranin nuk eshte ne favor te shqiptareve..Irani ka shtete ku influencon dhe mbi te gjitha ka marredhenie te rendesishme me shumicen derrmuese te shteteve te BE .Ne nuk mund te behemi protagoniste per ceshtje te medha spese jemi teper te vegjel dhe te varfer.Ne thjesht duhet te shkojne pas politikes se BE,ne se duhet te pranohemi ne kete bashkim.Ne te kunderten nuk mund te bejme aventura qe do ti kushtojne Shqiperise por edhe Kosoves.Spese dy antare te perhereshem te KS te OKB..s ,Rusia dhe Kina jane miq te Iranit.Prandaj frenohuni o Cakaj,edhe Trump eshte frenuar.
O Cakaj,nuk funksionon keshtu politika nderkombetare.. Te gjithe diplomatet e te gjithe vendeve te botes nuk Jane ATA qe deklarohen dhe nuk bejne ate qe thone.Por shkeputja e cdo lidhjeje diplomatike me Iranin nuk eshte ne favor te shqiptareve..Irani ka shtete ku influencon dhe mbi te gjitha ka marredhenie te rendesishme me shumicen derrmuese te shteteve te BE .Ne nuk mund te behemi protagoniste per ceshtje te medha spese jemi teper te vegjel dhe te varfer.Ne thjesht duhet te shkojne pas politikes se BE,ne se duhet te pranohemi ne kete bashkim. Nuk mund te bejme aventura qe do ti kushtojne Shqiperise por edhe Kosoves.Spese dy antare te perhereshem te KS te OKB..s ,Rusia dhe Kina jane miq te Iranit.Prandaj frenohuni o Cakaj,edhe Trump eshte frenuar.